Arrestohet nje 59-vjecar ne Durres, pasi akuzohet se ne gjendje te dehur ka prishur qetesine publike, ka shperthyer ne fyerje dhe ka thyer shishet.
Policia njofton se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Gjergji Zonja 59 vjeç, banues në Durrës.
“Më datë 11.08.2017, rreth orës 22:20, në lagjen Nr.4, tek Stacioni i Trenit, në gjëndje të dehur ka prishur qetësinë publike duke përdorur fjalë fyese dhe duke thyer shishe”- njofton policia.
Sipas saj, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë ka kundërshtuar me dhunë patrullën e policisë.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prishja e qetësisë publike”dhe ” Kundërshtimi I punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar në nenet 236/2 dhe 274 të Kodit Penal
a.ç