• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Degradimi i PD, edhe deputetët serbë e grekë votojnë pro Shqipërisë në Bruksel

by Java News
08/11/2016 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit nuk doli me një deklaratë të përbashkët në Bruksel, sepse opozita votoi kundër pjesës më të madhe të amendamenteve të propozuara nga pala europiane. Partia Demokratike këmbënguli deri në fund që në deklaratë të mos ishte paragrafi ku Parlamenti Europian i kërkon Komisionit dhe Këshillit Europian që të hapë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë, kur të përmbushen 5 kushtet kryesore.

Përfaqesuesi demokrat, Aldo Bumçi këmbënguli që në vend të kërkesës për hapjen e negociatave drejtuar Komisionit dhe Këshillit, deklarata të përmbante një kërkesë për Shqipërinë që të siguronte zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe luftën kundër drogës.

Bumçi këmbënguli në këtë kërkesë edhe pasi Parlamenti Europian dhe përfaqësuesi i mazhorancës, Taulant Balla ranë dakord të heqin nga teksti pjesën ku flitej për caktimin e një date për hapjen e negociatave, si dhe përfshinë në amendament kërkesën që Shqipëria të zbatonte 5 prioritetet kyçe.

Përfaqësuesi demokrat, Aldo Bumçi refuzoi edhe një propozim të ish-ministres Majlinda Bregu që paragrafi të përfshinte si kërkesën për Këshillin që të hapë negociatat, ashtu edhe për Shqipërinë që të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto përshkruhen nga anëtarët e Komitetit si momente të tensionuara, që kanë përfunduar me votimin kundër nga Partia Demokratike të amendamenteve kryesore të deklaratës.

Ato u votuan nga demokratja  Majlinda Bregu, përfaqësuesit e mazhorancës dhe të gjithë eurodeputetët. Në rrjetet sociale ndërkohë ka pasur irritim të madh dhe ironi me votimin kundra të deputetëve demokratë. Ironia është se pro Shqipërisë kanë votuar edhe deputetët serbë dhe ata grekë, ndërkohë që kundër kanë votuar pikërisht deputetët e PD-së.

Next Post
Tiranë/ 28 vjeçarja rreh me grushta një burr për t’i marrë makinën, prangoset

Arrestohet polici, Emiljan Prenga, kërcënoi një person: “12 mijë euro, ose të vrava”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In