• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Degradimi pafund i gjuhës politike!

by
04/06/2015 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një cep në Hyde Park në Londër ku seicili mund të ngjitet në një podium t’vockël dhe të flas që andej duke shpalosur hapur idetë e tij. Nëse qëllon atypari, apo që të ketë njerëz dhe personazhi të jetë bindës, do ketë gjithnjë një luzmë që e ndjekin me kërshëri ose qoftë dhe të fitojnë diçka nga akumulimi i mendimit të folësit.

Sikur të ndodhte kështu, pak qindra kilometra më tej, folësit e parlamentit shqiptar, do të ishin vërtetë të devotshëm, nëse do të shpalosnin diçka të vyer dhe brenda një etike..

Vetëm se rrallë herë dëgjon argumente realë, përveç fjalimeve të parapërgatitura bezdisëse, apo fjalorin e përdorur nga deputetët shqiptarë që është jo vetëm banal, por edhe tejet agresiv. Dy eksponentë të vazhdueshëm të kësaj salle Taulant Balla dhe Edi Paloka, por jo më pak dhe kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha janë bërë pasqyra ku mund të shihet degradimi deri në fund i gjuhës politike shqiptare. Në një vështrim, të themi retrospektiv, gjuha politike ka rrëshqitur në kufijtë më të ulët historikë të përdorimit të saj. Dita e Enjte është kthyer pa asnjë mëdyshje në ditën e argëtimit kombëtar, kur politikanët nga foltorja e pretenduar si më e fismja e vendit, shajnë pa teklif kurse me lloj-lloj metaforash banale akuzojnë deri në vdekje njëri-tjetrin.  Dhe, sapo kjo gjuhë apo sintaksë “hyn në përdorim, ajo ka prirjen për t’u riprodhuar pafundësisht, sepse njeri kod gjuhësor sjell tjetrin që i vjen për shtat atij”, citojmë Fugën. Sot, ky kod ka shtrirje të pafund në shtresat e shoqërisë shqiptare.

Në fakt, sociologët edhe këtu e shohin një qëllim. Njësoj si shumë nga individët e huaj që nxijnë vazhdimisht në raportet e tyre Shqipërinë, debati fiktiv që pason këtë retorikë, por që mbetet i dhunshëm do të na tregojë se këta janë njerëzit e vetëm që punojnë dhe mbajnë hallet e të gjithë neve popullit. Ky spektakël me të gjithë elementet butaforikë që mban sot të mbërthyer shumë shqiptarë të etur për thashethemnajat, është rruga e vetme që e bën publikun të interesohet për politikën! Madje, në gjuhën e tyre të urrejtjes që shpesh s’njeh asnjë kufi etik, deputetët politikanë e përdorin në dy kahet (edhe kur e marrin dhe kur e japin) si mbrojtëse të identitetit të tyre real, pasi rrallë herë individi denigrohet për problemin, në më të shumat e herës ata bërtasin thjesht për gjëra fare anësore. “Gjithsesi, poshtë gjuhës së ashpër fyese diçka qarkullon si informacion për qytetarin. Prandaj paradoksalisht, aktualisht, në kushtet specifike të kohës dhe vendit ku jetojmë, qytetari më shumë ka interes që kjo gjuhë të jetë e pranishme sesa gjithçka të bëhet opake dhe politika të mbyllet krejtësisht në vetvete”, citojmë në një shkrim të tijin Artan Fuga. Duke e lënë të hapur idenë, që të ngrihen njëherë, të paktën njëherë, në një bankë hipotetike dhe të thonë se çfarë mund të shërojnë në vendin tonë, pa nëpërkëmbur të tjerët.

Next Post

Shokon lojtari i Njukasëllit: E dashur po iki për pushime...martohet me një tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

January 14, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

January 14, 2026
Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

Probleme me rrëshqitjen e dherave në Gjirokastër, rrugët e disa fshatrave ende të bllokuara

January 14, 2026
Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

Arratisja e Ndocit, reagon Policia e Durrësit: Ndodhi pa mbështetje sigurie shtesë…

January 14, 2026
Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

Edhe dimri vret në Gaza! Muret shemben mbi çadra, vdesin gra e fëmijë

January 14, 2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari në Levan

January 14, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Ç’punë ka SPAK me mbledhjen e Rithemelimit të PD?

January 14, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

EMRAT/ Kush janë 8 zyrtarët e arrestuar pas arratisjes së Ndocit. Mes tyre edhe një grua

January 14, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“Ditën me aleatët, natën me Ramën”, Hasimja kritika PD-së: Rrezikon izolimin! Nuk është gati për sakrifica reale

January 14, 2026
Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In