• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Degradimi i Foltores që tund raportin e DASH për ‘korrupsionin e qeverisë’, por mohon dhe shpalli komplot sorosian ‘korrupsionin e Berishës’

by Java News
15/04/2022 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha dhe rrethi i tij, që përbëjnë të ashtuquajturën Foltore dhe i Grup Rithemelimit, kanë një qëndrim të dyfishtë sa i takon raporteve dhe konstatimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit për zhvillimet në Shqipëri, prirjet e korrupsionit, shtetin ligjor etj. Foltorja i beson dhe po tund ditët e fundit raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për korrupsionin që dominon degët e qeverisjes.

Por, në të njëjtën kohë, Foltorja e ka shpallur trillim, komplot sorosian, hakmarrje, sajesë e gatuar në Tiranë etj., qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku damkos Sali Berishën si i korruptuar.

Përfshirja në korrupsion madhor është njëri nga tre motivet kryesore ku është bazuar vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non grata Sali Berishën dhe familjen e tij, në 19 maj 2021.

Për 11 muaj me radhë, Sali Berisha ka nisur një aksion kundër konstatimit të DASH se është një politikan i korruptuar, duke kërkuar prova, iniciuar një proces gjyqësor në Francë dhe sajuar një sagë me alibi, justifikime, teori konspirative, kundërakuza, sulme etj.

Nga ana tjetër, në 12 prill 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e përvitshëm për të drejtat e njeriu në Shqipëri gjatë vitit 2021. Mes të tjerave, në raportin e DASH konstatoheshin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”.

Një ditë më pas, pa kërkuar as prova dhe as fakte, përfaqësuesi i Grupit të Rithemelimit dhe Foltores së Sali Berishës, Flamur Noka, doli një konferencë për shtyp, duke deklaruar se Raporti i DASH ishte një skaner i situatës në Shqipëri.

“Qeveria e Edi Ramës përbën një rrezik real për të drejtat e qytetarëve shqiptarë përmes  korrupsionit masiv, presionit politik mbi drejtësinë dhe presionit ekonomik mbi median dhe blerjes së votës.

Ky është rezultati pas skanerit që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë situatës së të drejtave të njeriut në vend gjatë vitit elektoral 2021. Raporti i DASH vërteton më së miri të gjitha shqetësimet, denoncimet dhe akuzat e Partisë Demokratike dhe të opozitës”, tha Noka.

Ndërkaq, ditën e sotme, gazetarja e Report Tv, Daniela Maloku, e pyeti Sali Berishën se pse qytetarët duhet të besojnë raportin e DASH kur flet për korrupsionin e Ramës dhe jo kur flet për korrupsionin e Berishës.

“Thjeshtë një fakt një provë një dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë, pa të është e pamundur që një njeri i civilizuar dhe i lirë të pranojë një gjë të tillë, nuk jam vetëm unë, por mendoj se çdo njeri nuk mund të pranojë”, tha Berisha.

Pra, Berisha kërkon prova për korrupsionin e tij, ndërsa për korrupsioni i qeverisë nuk ka nevojë të shoqërohet me prova./Shqiptarja.com/m.j

Next Post
“Shko përdhuno gra ukrainase”/ Biseda mes çiftit rus ‘revoltoi’ botën, kush janë Roman dhe Olga Bykovsky

"Shko përdhuno gra ukrainase"/ Biseda mes çiftit rus 'revoltoi' botën, kush janë Roman dhe Olga Bykovsky

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

February 16, 2026

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In