• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dëgjova zhurmë si…”/ Dëshmia e pronarit të lokalit ku u vra Edmond Papa: Mendova se po hedhin fishekzjarrë!

by
28/12/2022 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim ai nuk kuptoi asgjë nga ajo çfarë kishte ndodhur. Edhe pse për të duhej të ishte një ditë e normale pune në banak. Por shpejtësia me cilën vrasësi veproi, nuk i dha asnjë shkas të mendonte fillimisht se diçka përtej të zakonshmes, kishte ndodhur këtë herë në lokalin në pronësi të tij.

Lokali ku shërbente vetë si kamarier dhe banakier. Por që papritur ishte kthyer në një skenë krimi. Aq sa në kushtet e tronditjes së thellë, V. Sh, mundi të shquajë vetëm disa detaje të përcipta nga tiparet e jashtme të autorit të vrasjes. Por asgjë më shumë se kaq. Të paktën kështu deklaroi edhe për grupin hetues.

Që këtë herë gjendej përballë një vrasje me motive të panjohura edhe për ta. Ndërsa lidhur mbi viktimën. Edmond Papa, pronari i lokalit ku ndodhi krimi, la të kuptohet se ky i fundit kishte disa kohë që vinte në lokalin e tij.

Çka kishte krijuar te ai, edhe një njohje mbi rrethin e tij familjar. “Më datë 16 Dhjetor 2022 si zakonisht kam shkuar në punë rreth orës 14.00 dhe në lokal ka patur klientë të zakonshëm të cilët vinin aty. Unë kam qenë brenda në lokal dhe po punoja në banak. Në lokal punoj vetëm unë, pasi nuk ka kamerierë. Fillimisht kam dëgjuar zhurmë si shashka dhe kam menduar se po hedhin fishekzjarre. Nga pjesa e banakut ku unë isha, nuk dukej mirë se çfarë po ndodhte.”, tha pronari i lokalit me inicialet V.Sh. Por ndërsa jepte këto deklarime, pronari i lokalit lë të kuptohet se vrasësi ka qenë i përgatitur për të goditur në momentin e duhur. Me qëllim që të mos përhapë panik dhe për t’i dhënë kohë vetes të largohet sa më shpejt të jetë e mundur nga vendi i krimit. Gjë që duket se ka funksionuar, pasi ai ka mundur të largohet pa u diktuar nga lokali. Ose të paktën, askush nuk ka dyshuar në momentin e parë rreth tij.

As vetë pronari i lokalit, që siç tha edhe vetë, në atë moment ndodhej në banak. Dhe nuk ka kuptuar asgjë, deri në çastin që është afruar drejt vendit nga mbërritën zhurmat e pazakonta. Aty ku do shikonte te plandosur në dyshemenë e lokalit të tij, klientin të cilin ai e njihte edhe me emër. “Gjatë kohës që isha në banak, unë pashë një person me kapuç në kokë, dhe asgjë tjetër. Më pas dola nga banaku për tek dera dhe në hyrje të lokalit pashë viktimën që më ka kërkuar të thërras urgjencën, pasi më tha se ishte plagosur.”, tha pronari.

Siç shikohet edhe nga dëshmia e pronarit të lokalit, autori nuk kishte zgjedhur të përdorte maskë gjatë krimit.

Por vetëm të mbante një kapuç në kokë. Një zgjedhje kjo me shumë gjasa për të shmangur çdo lloj dyshimi që mund të vinte nga viktima, apo njerëz të tjerë që mund të ndodheshin në atë moment pranë tij. Por siç thamë edhe më herët, ajo që bie në sy gjatë dëshmisë së pronarit të lokalit ku ndodhi krimi, është se ky i fundit kishte njohje me viktimën. Gjë që krijon dyshimin e arsyeshëm se viktima vinte shpesh në atë lokal, dhe pse jo mund të jetë pikasur më me lehtësi në lëvizjet e tij nga autorët.

“Pasi konstatova ngjarjen, u mundova t’i telefonoja numrit 129 por më doli sekretaria. Ishte ora 16.25. I rashë dy herë këtij numri, por kur pashë që nuk po më përgjigjeshin, më pas shkova tek banesa e viktimës.

Aty pasi i kam rënë ziles së derës i kam thënë kunatës së tij që është plagosur vëllai i burrit të saj.”, shtoi pronari i lokalit. Sipas dëshmisë së dhënë nga pronari i lokalit por edhe më pas nga kunata e viktimës, të dy mësohet se kanë zbritur me shpejtësi shkallët, për t’i ofruar ndihmë personit që po lëngonte në lokal.
Ndërkohë që pavarësisht plumbave të shumtë me të cilët ishte qëlluar, Edmond Papa vazhdonte të ishte në jetë.

“Pasi u ktheva në lokal e gjeta të shtrirë viktimën, i cili kërkonte ndihmë.

Në këtë moment hoqa xhupin dhe ia vendosa te koka. Më pas mora një peshqir për t’i bllokuar plagët. Në këtë kohë kunata e tij ishte me telefon në dorë, por nuk e di kë ka telefonuar. Më pas ajo mori makinën për ta transportuar vetë pasi ambulanca po vonohej. Në këtë moment erdhi policia dhe pas saj edhe ambulanca që e transportoi për në spital.”, shtoi ai. Por Edmond Papa siç u raportua edhe më tej nga media, nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra.

/e.d

Next Post
“Në shtëpi janë thyer rregullat”/ Zarf i zi për banorët e BBVIP: Vëllai i Madh do marrë masa…

"Në shtëpi janë thyer rregullat"/ Zarf i zi për banorët e BBVIP: Vëllai i Madh do marrë masa…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In