• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Dëgjojini të dy, që të kuptoni të vërtetën e plotë

by Skënder Minxhozi
16/12/2021 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Këto kohë rrjeti dhe mediat po merren gjatë me liturgjinë e sharjeve, sulmeve, fyerjeve dhe akuzave që po prodhojnë dy llogoret e Partisë Demokratike, të rreshtuara për betejën finale të 18 dhjetorit. Gradualisht por mesa duket pa kthim dhe pa pendesë, Lulzim Basha dhe Sali Berisha po nisin të zbulojnë anë të errëta, sekrete dhe të vërteta të pakëndshme të njëri-tjetrit. Ngjarje të vjetra dhe të reja, dosje të arshivuara, apo drama e tragjedi të pambyllura kurrë plotësisht.

Një tjetër raport i bazuar mbi urrejtjen, mes dy personash dikur shumë të afërt mes tyre, po e bren nga brenda imazhin e partisë dhe besimin që ajo ka tek një pjesë e votuesit shqiptar. Dhe produkti i kësaj marrëdhënieje është në disa raste shokues. Kush e mendonte, fjala vjen, se ish-ministri i brendshëm i 21 janarit 2011 do ta akuzonte shefin e tij, kryeministrin e vendit, si autorin e masakrës në bulevard?! Kurrë s’kishte ndodhur që Lulzim Basha të tejkalonte variantin zyrtar të asaj ngjarjeje, që flet për grusht shteti dhe tentativa të Ramës për goditur “zinxhirin komanduers të Gardës”. Një frazeologji që sot bën të qeshin edhe rojet e parkingut të PD.

Kush e mendonte se Berisha nga ana e tij do ta akuzonte Bashën si person me dosje të hapur hetimore në SHBA për aferën “Muzin”?! Kush e besonte se Doktori do të tallej me performancën e dobët të ish-delfinit të tij në krye të bashkisë së Tiranës, apo se do ta quante peng të Ramës njeriun të cilit i la çelësat e zyrës tetë vjet më parë?!

Thyerja që ka ndodhur në kokën e partisë ka nxjerrë në shesh dy gjysëm-pamje të reja, do gjysëm versionesh dhe gjysëm të vërtetash, të cilat duhen vënë bashkë copë pas cope, siç bëjnë arkeologët me gjetjet antike, për të pasur para syve mozaikun e plotë, epikrizën finale të sëmundjes së Partisë Demokratike.

Dëgjojini të dy dhe bashkoni ato që thonë, nëse doni të merrni vesh ku qëndron diagnoza që mban mbërthyer në shtrat partinë më të madhe të opozitës.

Berisha dhe Basha po luajnë luftash me fishekë të vërtetë në korridoret e partisë, pa përfillur fare se kjo ndeshje elefantësh po le pas rrënoja dhe viktima. Ata po nxjerrin nga goja të lara dhe të palara, duke hedhur poshtë shpesh herë edhe atë që kanë thënë vetë më parë. Për shembull, Berisha këto muaj ka thënë se të gjitha vendimet shkatërrimtare të PD në vitet e fundit, si djegia e mandateve dhe dalja nga zgjedhjet lokale, kanë qenë të Bashës. Por i njëjti Berishë, plot vetëkënaqësi dhe ngrefosje provinciale, nuk humbet asnjë rast për të treguar sesa dominant dhe i pushtetshëm ka qenë mbi pasardhësin e tij. E poshtëron me lloj-lloj epitetesh e pastaj i le në dorë dopio gjashtën për të gjitha dështimet.

Edhe Lulzim Basha nuk mbetet pas në deklaratat e tij, për detajet shokuese dhe të paimagjinueshme që ofron. Ka rrahur të gjithë ish-kryetarët e partisë, thotë për Berishën, duke konfirmuar në fakt me nja 20 vjet vonesë atë që shumëkush në PD dhe jashtë saj e ka ditur me kohë.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha po pohojnë sot me gojën e tyre atë që vetëm katër muaj më parë e mohonin kategorikisht. Dy gjysmat e të vërtetës që ata i ofrojnë publikut që mban shënim nga poltroni i shtëpisë, janë tronditëse. Mesa duket lufta për pushtet i rrëzoka të gjitha barrierat etike dhe filtrat klasike që një njeri politik duhet të ketë kur del para kameras.

Megjithatë kjo tiradë sharjesh e akuzash mund të ketë edhe një anë të saj të mirë, madje shumë të mirë. Sepse kur konfirmohen disa herë rezervat dhe frika që qytetarët kanë për elitat politike, e kur kjo bëhet me gojën e vetë protagonistëve, atëhere ngrihet perdja që mbulon papastërtitë dhe korruptimin e atyre që na qeverisin. E kjo s’mund të jetë veçse pozitive për interesin publik.

Next Post
“Tre pika gjaku”/ Burgoset shqiptari pas 33 vitesh: Si e vrau pedagogen. Pizhamat e tradhëtuan, emri

“Tre pika gjaku”/ Burgoset shqiptari pas 33 vitesh: Si e vrau pedagogen. Pizhamat e tradhëtuan, emri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In