Bashkia e Tiranës ka çuar për miratim në këshill aktin për rritjen e çmimit të ujit. Kjo ka sjellë debate dhe kundërshti të ashpra nga ana e ëprfaqësuesit të opozitës. Ndërkohë, me kërkesë të këshilltarëve të LSI, kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka zhvilluar një dëgjesë publike për këtë vendim. Veliaj dha edhe arsyet sipas tij se pse është i nevojshëm vendimi për rritjen e çmimit.
“Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë, sot jemi me 13 orë, pra maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85 % e furnizimit të Tiranës me ujë. Për 90 % të Tiranës, sa herë që hapim çezmën ka ujë, kjo vjen prej faktit se në ato 13 orë mbushen plot depozitat. Nëse edhe sikur Tirana të jetë 23 orë e 30 minuta, ne depozitat nuk mund t’i heqim se mund të mungojë uji në 30 minuta. Ne duam ta bjëmë 24 orë, dy janë mudënsitë, ose të shpikim rrotën, gjë që se ka bërë askush, ose të ndjekim shembullin. Nëse shohim Korçën dhe Pogradecin, janë 99, 98, apo edhe në Durrës, Tirana e ka 45. Kur shkoi Korça 99 lekë, kur mori kredi nga KfË, por një gjë se ka problem Korça, ujin e pijshëm”, deklaroi Veliaj./a.m.










