• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëgjesa e dytë për Teatrin, Veliaj: Kemi ulur tonet, ftoj artistët të negociojmë për detajet

by Java News
18/06/2018 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar dëgjesat për Teatrin Kombëtar.

Pas takimit me artistët, Veliaj po zhvillon dëgjese me arkitektët dhe urbanistët për t’i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz

Veliaj tha se pas takimit me artistët palët kanë ulur tonet dhe i ftoi ata për të negociuar për detajet.

“Falenderimi i parë për komunitetin e artistëve. Kemi ulur tonet dhe po kuptojmë që kjo tavolinë dhe ajo përpara përfaqëson ajkën e qytetit. T’i largohemi vulgaritetit. Kishte konsensus më shumë se ç’ mendoja. Ideja është të kemi një teatër të ri, detajet janë pjesë e negocimit. Falenderoj komunitetin e artistëve, e di kush ka background politik, nuk jam naiv por pjesa dërrmuese është larguar nga politika. Ndaj kanë të gjithë mirënjohjen time artistët dhe pres nga ata një përgjigje që të caktojnë dhe ata një apo dy përfaqësues për negociim. Kur mendojmë se vokacioni ynë i parë është ai i qytetarit bëjmë gjëra të mrekullueshme. Edhe ata do ta gjejnë të dobishme këtë dëgjesë sot”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku bëri të ditur se seria e dëgjesave do të vazhdojnë dhe me grupet e tjera të interesit.

Instituti i Ndërtimit: Godina të rrafshohet, paraqet rrezikshmëri

Kreu i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu tha se tashmë janë kryer disa analiza brenda ambienteve të godinës së Teatrit. “Objekti lë për të dëshiruar. Teatri është jashtë kushteve teknike. Nuk ka dhoma veshje, mungon hapësira. Ose duhet të vihet dorë, ose të largohemi nga ky objekt, pasi paraqet rrezikshmëri të lartë”, tha ai.

Nisur nga kushtet në të cilat gjendet objekti i Teatrit Kombetar, Hysenlliu tha se duhet të ndërpritet aktiviteti i tij dhe të rrafshohet

“Për ne ai objekt duhet të rrafshohet dhe të ndërtohet me ato kushte teknike që duhet sipas standardeve të nevojshme”, u shpreh ai.

Sa i takon mundësisë për restaurimin, ai tha se kostoja në këtë rast do të ishte shumë herë më e lartë se ajo e ndërtimit, pasi “Nëse bëhet fjalë për rikonstruksion duhet të ndërhyhet në masën 90 %”.

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës: Godina është jashtë çdo kushti teknik për mbrojtjen nga zjarri

Godina aktuale e Teatrit Kombëtarë është tërësisht jashtë funksionit dhe nuk përmbush asnjë nga kushtet e mbrojtjes nga zjarri, duke u kthyer në një rrezik për jetën e vet aktorëve ashtu edhe të spektatorëve, tha Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj

“Rezervat ujore dhe pompat e furnizimit me ujë mungojnë. Sistemi i diktim sinjalizimit dhe shpëtimit nga zjarri mungon. Sistemi elektrik është jashtë kushteve teknike. Një shkëndijë elektrike mund të shkaktojë zjarr në gjithë godinën. Daljet e emergjencës thuajse mungojnë fare. Duhen minimalisht 6 dalje emergjente ndërkohë që funksionojnë një ose dy. Tavanet e objektit janë të pasigurta e të çara për qëndrimin e spektatorëve. Rrugët e kalimit janë jashtë kushteve teknike. Edhe në kushtet normale lëvizhshmëria është problematike. Nuk kemi sistem që të pastrojë ambientin nga tymrat. Mungon sistemi i aspirimit për rastet emergjencës.

Punishtja e përpunimit të drurit është jasdhtë kushteve teknike, nuk ka masa kundër zjarrit. Në kushtet ku jemi operohet me fikse zjarri dore 6 kg. Gjithashtu edhe sinjalistikat, tabelat e emergjencës thuajse mungojnë tërësisht”, theksoi Goxhaj.

Arkitektet dhe inxhinieret: Godina e Teatrit duhet rindertuar!

Të gjithë arkitektët dhe inxhinierët shprehen njëzëri se godina aktuale e Teatrit Kombëtar duhet të rindertohet për të qenë funksionale. Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Arkitektëve, Altin Premti u shpreh pro rindërtimit të Teatrit Kombëtar, duke theksuar se rikonstruksioni i godinës aktuale nuk do sillte kushte optimale për vet aktorët dhe spektatorët. Ai theksoi se godina e re do krijojë mundësi polifunksionale për godinën, duke i dhënë asaj më shumë vlerë.

“Objekti nëse do bëhet rikonstruksion qoftë dhe ndërhyrjet që diskutuan inxhinierët elektrike dhe mekanike edhe ato e dobësojmë si objekt, nuk e forcojnë, plus mos flasim për normat. Objekti i ri do jetë më polifunksional, më atraktiv për të gjitha grupet dhe së bashku me objektet përreth dhe ansamblin që është krijuar aty do krijojnë pjesë të një ansambli turistik. Sa i përket pjesës si arkitekt të them të drejtën kur kaloj aty nuk e kthej kokën për të parë arkitekturën e veçantë veç pjesës sentimentale” tha arkitekti Altin Premti.

Edhe Spiro Drita, me profesion Inxhinier mekanik shprehu nevojën për ndërtimin e një teatri të ri në kryeqytet pasi godina aktuale nuk përmbush nevojat dhe kushtet.

“Ai teatër është pjesë e jetës sonë sentimentale por ju them edhe një gjë se kemi kohë që e kemi abandonuar pikërisht prej këtyre kushteve. Kontributi ynë sot do të thotë që ai projekt duhet bërë I ri me një projekt që siç mund të gjykohet me diskutime të mëtejshme”, theksoi Drita.

Instituti i Monumenteve

“Godina aktuale  teatrit Kombëtar nuk përmban asnjë vlerë kulturore”. Ky është përfundimi i arritur nga ekspertët e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Shqipëri.

Javanews./a.ç

Next Post
Botërori, sot pritet spektakël nga Suedia, Belgjika dhe Anglia

Botërori, sot pritet spektakël nga Suedia, Belgjika dhe Anglia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In