• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka & Keta sulmojnë fizikisht Braçen, deputeti socialist: Nuk do t’i toleroj më

by Java News
07/04/2016 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tensioneve sot në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist, Erjon Braçe, ky i fundit deklaroi për gazetarët se nuk do të lejonte askënd nga deputetët e opozitës që ta fyente.

“Një herë të vetme do ju përgjigjem të gjithë këtyre që shajnë, duke filluar nga rreshti i parë e deri tek i fundit. Ta kenë të qartë se kanë dhunuar shqiptarët, i kanë vjedhur e vrarë ata. Unë nuk hyj tek kjo kategori. Unë hyj tek të vrarët dhe tek të vjedhurit. Kam hyrë në parlament nga 26 maji, i vrarë nga Sali Berisha dhe banda e tij, ndaj nuk kam për t’i toleruar më fjalët fyese te Arben Ristanit dhe të farë Sali Berishes”, tha Braçe në një prononcim për mediat jashtë sallës së parlamentit.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Byroja e Kuvendit do të mblidhet rreth orës 16:30 për të shqyrtuar incidentin e ndodhur mes tij dhe deputetëve të opozitës, në seancën e sotme.

***
Me fillimin e seancës demokratët kanë kërkuar mbledhjen e Byrosë së parlamenti për të marrë masa ndaj deputetit Braçe. Tensioni është rritur sërish dhe deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren. Është dashur ndërhyrja e gardës për të qetësuar deputetët. Deputeti demokrat Roland Keta i është vërsulur deputetit Braçe i cili po qëndronte pa lëvizur në foltoren e parlamentit.
***

Parlamenti shqiptar ka degjeneruar sërish në fjalor fyes dhe një tentativë e deputetit demokrat Edi Paloka për të goditur me grusht socialistin Erjon Braçe. Në aulën e parlamenti ndodhej deputeti Braçe, i cili duke akuzuar Berishën, ka bërë që shumë prej demokratëve të irritohen, përfshi edhe ish kryeministrin.

Brace flet nga foltorja

Brace: Nuk ke lënë njeri pa e damkosur ti vetë. Do vish ta provosh në gjykatë këtë. O Sali, Sali, mos bëj si qen, po ulu se e di unë ca halli ke ti. Ulu mor, ulu…

Berisha: Je klysh i vogël

Brace: Dëgjo ti qen i madh, dëgjo, dëgjo

Ristani: Po klysh kone, po, po flet ti klysh kone

Brace i kthehet: Buçe, buçe

Berisha flet nga vendi

Brace i kthehet: Si s’të vjen turp, turp të të vijë

Berisha: Je klysh i vogël ti…

Kaq dhe Paloka drejtohet tek vendi ku ndodhej Brace dhe tenton ta qëllojë. Garda rrethon Bracen dhe nxjerr mediat nga salla e Kuvendit

Next Post

Plas gallata me Donald Trump, ja çfarë i bëjnë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In