• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Degët me konkurs për në universitet, ja kur janë datat

by
02/08/2015 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Degët me konkurs për në universitet, ja kur janë datat

Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit përcaktohen datat e konkurseve dhe rëndësia që do të kenë rezultatet e Maturës Shtetërore për të qenë fitues në universitet me konkurs.

Në Universitetin e Arteve të Tiranës si edhe në programet “Pedagogji muzikore” dhe “Pikturë e grafikë” në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme do të llogariten në masën 30 për qind, ndërsa konkursi do të ketë 70 për qind. Në Universitetin e Sporteve të Tiranës, rezultatet e shkollës së mesme do të zënë 50 për qind dhe rezultatet e konkursit të pranimit 50 për qind.

Në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër dhe universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte”, rezultatet e shkollës së mesme llogariten në masën 50 për qind dhe konkursi po në atë masë. Në programet e studimit në FASTIP në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, rezultatet e shkollës së mesme llogariten në 40 për qind dhe konkursi 60 për qind. “Universiteti i Arteve në Tiranë do të zhvillojë konkursin nga data 26-29 gusht 2015.

Universiteti i Sporteve në Tiranë 19-27 gusht 2015. Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, për programin e studimit edukim fizik dhe sporte 19-24 gusht. Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për programin e studimit edukim fizik dhe sporte 19-24 gusht 2015. Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës 19-21 gusht 2015″, thuhet në udhëzim. Rezultatet e pranimit do të hidhen online në portalin e Maturës Shtetërore dhe më pas do të dërgohen në MAS dhe AKP në formë shkresore.

Rezultatet e Maturës Shtetërore dhe konkursi do të jenë përcaktuesit që do të vendosin nëse një kandidat pranohet ose jo në Universitetin e Arteve dhe të Sporteve. Sipas udhëzimit të Fakultetit të Arteve thuhet se provimet e Maturës Shtetërore do të llogariten në masë 30 për qind, ndërsa rezultatet e konkursit të pranimit do të zënë 70 për qind. Pikët maksimale që mund të fitojë një kandidat në konkurrim në një program studimi në vitin akademik 2015 – 2016, në programet e studimeve të ciklit të parë me kohë të plotë në fakultetet e UART, janë 240. Kandidati, që nuk arrin të fitojë pikët minimale, prej 60, nuk fiton të drejtën e studimit.

Veç kësaj theksohet se “Konkurset e pranimit për në fakultetet e Universitetit të Arteve, zhvillohen nga data 26/08/2015 deri në datën 29/08/2015, në ambientet e fakulteteve; Tarifa e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në konkurset e pranimit, në të gjitha programet e studimit në fakultetet e Universitetit të Arteve është pesë mijë lekë. Tarifa e regjistrimit për konkurrim, në programet e studimit të ciklit të parë në fakultetet e UART, arkëtohen nëpërmjet sistemit bankar ose zyrave të Postës Shqiptare”. Për sa i përket regjistrimit të kandidatëve, ai bëhet pranë sekretarive të fakulteteve, duke filluar që nga data 12 gusht e deri më 18 gusht. Veprimet e regjistrimit kryhen nga ora 8:30 deri në orën 18:00.

Për t’u regjistruar kandidatët që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë këto dokumente: “letërnjoftimit; fotokopje e diplomës dhe listës së notave të shkollës së mesme të noterizuar; transfertë bankare, pagesa e tarifës së regjistrimit, në llogari bankare të UART”. Për shqiptarët jashtë kufijve, përveç dokumenteve të mësipërme është domosdoshmëri edhe pasaporta për jashtë shtetit. Sekretaritë e FAB, FAS dhe FM, në momentin e regjistrimit të kandidatit për konkurrim në një nga programet e studimit, e pajisin konkurrentin me ‘Fletën e Regjistrimit”. Fleta e regjistrimit përgatitet në 2 kopje dhe firmoset nga kryesekretarja e fakultetit dhe kandidatit për konkurs./ Shqip

Next Post

Stop duhanit me lëng karrote

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

Hapet tregu i shpendëve në Baldushk, tradita e fundvitit që mbledh qytetarët e Tiranës

December 21, 2025
“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

“Ndryshimet në buxhetin 2026 sërish nuk sjellin krahasim me rajonin”, ekspertët: Pak mbështetje për bujqësinë

December 21, 2025
21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

December 21, 2025
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

December 21, 2025
E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

December 21, 2025
Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

December 21, 2025
Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

December 21, 2025
Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

December 21, 2025
Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

December 21, 2025
“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In