• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Degën e Fierit e drejtoj unë ‘de facto’”/ Baçi: Bashën e quaj ish-kryetar, vinte i përulur për të kërkuar vota, tani hyn vjedhurazi në zyrë

by Java News
29/11/2021 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Luan Baçi në një lidhje të drejtëpërdrejtë për studion e Fax News, ka folur lidhur me situatën aktuale brenda demokratëve dhe për incidentin e ndodhur në Fier ku ishin ndërruar bravat e zyrave lokale të partisë.

Baçi tha ndër të tjera se “de facto” ai vijonte të ishte kryetar i PD në degën e Fierit dhe shtoi se Bashën e konsideronte si ish kryetar dhe se nuk e kishte merituar rizgjedhjen në postin e kreut të demokratëve.

Ai kujtoi edhe se gjatë zgjedhjeve që u bënë për kryetar partie gjatë qershorit, Lulzim Basha kishte shkuar në mënyrë të përulur për të kërkuar mbështetjen e anëtarësisë së PD në Fier ndërsa tani hynte vjedhurazi në zyra dhe ndërronte bravat.

Deputeti demokrat, Luan Baçi në një lidhje skype me studion e Fax News:

Degën e Fierit vazhdoj ta drejtoj unë De Facto për vetë faktin se pot ë shihni takimet e mia janë të përditshme me kryetarët e grup-seksionesh. Ne jemi një ekip i perfeksionuar tashmë prej 8 vitesh që e ka nderuar opozitën duke marrë pjesë në protesta dhe në organizime të ndryshme, në bllokimin e bërë ndaj kryeministrit pas djegies së mandateve.

Pavarësisht nga veprimi i turpshëm I bërë nga lidershipi i PD duke hyrë si hajdutë në zyrat e PD dhe duke i mbajtur ato thjesht si godina. Kam parasysh një prej komentuesve që thoshte: Kosheren le ta mbajnë se bletët janë gjetkë. Në fakt PD janë njerëzit që vijojnë të përballen me Ramën. Pra individë që nuk kanë mbështetjen e bazës nuk mund të quhen se drejtojnë PD-në në Fier. Kemi 15 kryetarë grup-seksionesh dhe 15 sekretarë të grup seksioneve që janë të aftë në punën që bëjnë. Duke qenë një situatë e tillë nuk ishte e nevojshme një veprim i tillë nga kryetari në detyrë apo ish kryetari Lulzim Basha.

Para se të fillonte foltorja e PD, kryetari nëse mund ta quajmë ashtu Basha më kërkoi një kërkim madhështor në Fier dhe ashtu e pati pavarësisht pakënaqësisë që patëm ndaj tij për listat e para 25 Prillit. Gjithsesi ishte në hallin e vetë për t’u rigjedhur dhe sjellja e tij ishte e përulur vetëm për të kaluar hallin dhe për t’u rizgjedhur në mënyrë të pamerituar.

Por pasi pa se pas foltores Berisha mbështetej masivisht nga anëtarët e PD nuk i pëlqeu dhe u hakmorr në këtë mënyrë me PD-në e Fierit duke uzurpuar zyrat. Duke qenë se ishin jo të mirëpritur ndërruan bravën duke hyrë vjedhurazi.

Të gjithë votuesit tanë ishin përgatitur për të ardhur në pushtet. Jam dakord se ishte një masakër elektorale porn ë fund fare unë doja të thoja se sado i madh të jetë presioni opozita duhet të vazhdonte dhe të mbante përgjegjësi edhe për faktin se zgjedhjet i vodhëm. Do ndodhë sërish që në zgjedhjet e ardhshme t’i vjedhin sërish dhe ne të jemi sërish në opozitë. Jo, beteja ka mbaruar pas 2021, pas 25 prillit dhe kemi humbur katër herë./m.j

Next Post
Doni të aplikoni për vizë pune në Gjermani?/ Ambasada gjermane në Tiranë njofton rregullat e reja

Doni të aplikoni për vizë pune në Gjermani?/ Ambasada gjermane në Tiranë njofton rregullat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In