Christian Eriksen la në ankth gjithë botën për shkak të atij arresti kardiak ndaj Finlandës, që desh i mori jetën mesfushorit të Interit. Pasi gjithçka u kristalizua dhe Eriksen u kthye në gjendje të mirë shëndetësore, mjeku i Danimarkës tregoi për momentet e errëta.
Ai zbuloi se Eriksen i parti pushuar zemra për më shumë se një minutë dhe dy goditje me defribilator e rikthyen në jetë. Nëse kjo pajisje nuk do i ndodhej mjekëve, me siguri Eriksen do kishte ndërruar jetë.
Duke parë këtë rast, mund të themi se kjo pajisje është më shumë se e nevojshme dhe duhet të jetë me patjetër e pranishme për asistencën mjekësore në stadiume. Anglia ka parë qartë situatën dhe ka vendosur të marrë menjëherë masa.
Premier League ka njoftuar se do të dhurojë defibrilatorë të jashtëm të automatizuar në më shumë se 2 mijë fusha në gjithë Anglinë, si masë parandaluese e ndonjë ngjarje të ngjashme me atë të Christian Eriksen./m.j