Ndermarrja e Ujësjellës- Kanalizime Tiranë përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë orëve të drekës në zonën e Kombinatit, Kodër-Sharrës dhe Prush.
Kjo për shkak të një defekti teknik në stacionin e pompimit në depon e Kombinatit.
“Sigurojmë qytetarët që stafi I UKT-së po punon intensivisht për të rikthyer në normalitet situatën e furnizimit me ujë në këtë zonë në një kohë sa më të shkurtër”, thuhet në njoftimin zyrtar. /b.d