• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Defekt në avionin Blue Panorama, 130 pasagjerë bllokohen në Rinas

by Java News
03/03/2017 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në aeroportin e Rinasit për shkak se avioni ‘Blue Panorama’ me të cilin duhet të ishin nisur në Milano ka pësuar defekt.
Plot 130 pasagjerë, shqiptarë e të huaj kanë mbetur të bllokuar në aeroport prej 4 orësh, kohë që do të kishte qenë e mjaftueshme për të mbërritur në Milano.

Por aventura e tyre nisi sapo vunë këmbën në avion. Pak pasi hipën, 130 pasagjerë u zbritën nga avioni pasi ekuipazhi në bordin e avionit të kompanisë ‘Blue Panorama’ i njoftoi se avioni ka defekt. Por pasi kanë zbritur prej orës 11:45 minuta pak para mesditës, pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në aeroport pa asnjë informacion nga kompania, nëse nisja do të mundësohet sot apo në një moment tjetër.

Kompania nuk u ka dhënë asnje sqarim të vetëm përveç njoftimit të defektit në orën 11:45 minuta. Sipas ligjit, çdo pasagjer përfiton rimbursimin e biletës në vlerën 250 euro, kur ka vonesa më shumë se 3 orë në aeroport.

Pasagjerët: Kërkojmë rimbursimin e biletave
Pasagjerët shprehen të revoltuar me neglizhencën e kompanisë ajrore “Blue Panorama”.
Një prej pasagjerëve u shpreh gjatë një lidhje telefonike për Report Tv se nuk është hera e parë që kompania ajrore braktis pasagjerët.

Sipas tij, në radhët e pasagjerëve ka fëmijë dhe të sëmurë të cilët nuk kanë marrë asnjë përgjigje se kur do të nisen në drejtim të Italisë. Ata kërkojnë anulimin e biletës dhe rimbursimin e saj.

“Kemi dëgjuar që nuk është hera e parë që avionët e kësaj kompanie pësojnë defekt. Ka fëmijë dhe të sëmurë. Kompania nuk jep asnjë përgjigje. Duhet të ishim nisur, nuk na kanë sqaruar deri tani. Kërkojmë të anulohet bileta dhe të rimbursohemi”, tha ai.

ma.me
Next Post
Parashikimi i motit për ditën e nesërme (mot i kthjellët dhe temperatura të larta)

Parashikimi i motit për ditën e nesërme (mot i kthjellët dhe temperatura të larta)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In