• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Defaktorizimi i elitave politike të PD-së

by Ilir Yzeiri
17/11/2020 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Humori cinik i Genc Rulit kur u pyet për Sali Berishën nëse ai do t’i nënshtrohej Komisionit të ngritur pranë PD-së për të përzgjedhur kandidatët e ardhshëm për deputet të PD-së, ka mbetur larg dhe gjatë këtyre kohëve jo vetëm që rekomandimi «miqësor» i Rulit nuk u mor parasysh, por Berisha po shfaqet aq dendur në hapësirat publike sa të gjithë e dinë tashmë se PD-ja e ka atë jo vetëm frymëzim, por edhe lider të pashpallur.

Lulzim Basha është vënë nën akuza të rënda për rolin e tij si nëpunës i lartë në organizmat ndërkombëtare gjyqësore në Kosovë pas mbarimit të luftës atje dhe nuk ka ditë që të mos botohen informacione për rolin e tij të dyshimtë në përgatitjen e akuzave për krerët e UÇK-së dhe tani në fund, një kameraman amator po e akuzona hapur se ai i ka zhdukur atij kasetën e masakrës së Krushës.

Ilir Meta, pasi përfundoi ciklin e shfaqjeve në gjendje të rënduar nëpër studio televizive, tani ka marrë malet dhe u shfaq në Skrapar me rrushin e famshëm të atij vendi në sfond si për të na kujtuar se rrushi do të jetë përsëri frymëzim për të në betejat e ardhsme me Edi Ramën atëherë kur ai do të ngrejë dibranët të cilëve «u këndojnë hutat nëpër kulla» dhe me ta në ballë do të vërsulet për të përmbysyr atë «qen bir qeni», siç e quajti në një studio televizive kryeministrin e Shqipërisë.

Aktorët e tjerë që luajnë në dramën e opozitës kanë role dytësore dhe nuk kanë asnjë peshë në hapësirën publike.

Kjo pamje e opozitës është vetëm njëra anë e shfaqjes së saj, sepse, ana tjetër, ajo përmbajtësore, jo vetëm që nuk duket gjëkundi, por, në gjithë këta vjet, askush nuk ka parë apo dëgjuar një platformë konkuruese opozitare.

Opozita shqiptare dhe këtu kam parasysh PD-në, e ka ndërtuar aksionin e saj politik jo duke u nisur nga interesat e publikut, por duke llogaritur ineteresat e saj meskine. Pse e them këtë?

Në radhë të parë vizionet, idetë që ka PD-ja për zhvillimin e vendit nuk janë të materializuara në vizione të qarta programore që gjithkush ta ketë të lehtë ta identifikojë atë dhe ta krahasojë me vizionin që ka PS-ja e cila po qeveris prej dy mandatesh. I gjithë aksioni politik i opozitës është mbështetur në destruktivizmin. PD-ja e konsideron Shqipërinë një ndërmarrje të madhe që sot shkatërrohet e vidhet nga qeveria, sipas saj, dhe këtë shans, pra këtë mundësi, për të shkatërruar e vjedhur duhet ta marrë nesër opozita.

Nuk ka si kuptohet ndryshe që çdo veprim të rëndomtë të qeverisë PD-ja e përkthen në vjedhje dhe krim. Për PD-në ekonomia e këtij vendi është një tender i vazhdueshëm, është një garë për të marrë fonde dhe për t’i shpërdoruar ato. PD-ja rri në çdo cep zyrash dhe nga mëngjesi në darkë akuzon duke mos përfillur asnjë interes publik.

E kam thënë edhe njëherë dhe po e përsërit. Projekti i qeverisë për të zgjidhur problemin e plehrave dhe pastrimit të qyteteve të mëdha të vendit, ka qenë një nga projektet më të suksesshme dhe Elbasani, Fieri po sidomos Tirana sot kanë impiante moderne të grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve. Sillni pak në vëmendje se çfarë skandali po krijohej në Durrës me mbetjet urbane? Ajo gjendje ka qenë në të gjithë Shqipërinë. Kujtoni erën e rëndë në Kombinat apo në Elbasan.

Mirëpo opozita nuk shikon interesin publik, pra nuk llogarit që nga ky aksion i qeverisë kanë përfituar qytetarët e këtij vendi. Shpërdorimet apo aferat e paligjshme mund të deononcohen në organet përkatëse. Por unë nuk kam parë dhe nuk besoj se mund të gjendet vend tjetër në Europë ku opozita nga mëngjesi në darkë të kthehet në zyrë denoncimesh duke e paraqitur veten si një konkurente në një tender që nuk e fiton dot.

Lulzim Basha ka defektin e lindur se nuk e zotëron aftësinë për të artikuluar ide me një deduksion që do t’i shkonte një lideri që udhëheq forcën kryesore të opozitës. Ai është i vetmi përfaqësues në politikën shqiptare që nuk ka shkruar as edhe një artikull të thjeshtë. Aksioni i tij politik mbështetet në frazeologjinë e varfër të një hetuesi mediokër të kohës së komunizmit që reciton keq një tekst të shkruar po ashtu keq.

Dy gjëra u kanë mbetur në mendje shqiptarëve sa u ideve të tij se si do ta zhvillojë ekonominë e këtij vendi dhe si do ta rrisë mirëqënien : e para paratë që do t’u marrë oligarkëve, e dyta rrogat me euro që do t’ua paguajë të gjithëve. Në çdo takim që bën me figurantët e PD-së që hiqen si kategori të ndryshme shoqërore ai u premton rrroga mbi 1000 euro. Të gjithëve pa përjashtim. Në këtë pikë është aq qesharak sa vetëm Tritan Shehu mund ta konkurrojë.

Ndërsa biografia e tij politike me të kaluarën e dyshimtë që po i del tani nëpër medie, me akuza konkrete dhe të rënda, e kanë vizatuar më mirë si një aksident në politikën shqiptare, si pjesë e një klani që ka uzurpuar PD-në dhe që është klani Berisha.

Opozita shqiptare është thërmuar në disa formacione politike. Astrit Patozi, Mysylm Murrizi, Jozefina Topalli dhe Rudina Hajdari kanë dalë hapur me formacione politike të cilat jo vetëm nuk janë të përputhshme me PD-në, por e kanë pozicionuar veten si kundërshtarë të rreptë të një njeriu : të Lulëzim Bashës.

Unë nuk e di ku e mbështet optimizmin opozita e sotme kur thotë se do të vijë nesër në pushtet. Morali i kësaj opozitë është figura e Berishës i cili u dërrmua politikish nga Edi Rama para dy mandatesh. Kësaj figure edhe Genc Ruli i rekomandoi pensionin. Ai që do të frymëzonte bashkimin e opozitës, Lulëzim Basha jo vetëm që nuk e kompaktësuar atë, por me sjelljen e tij dhe me mediokritetin keqdashës ka krijuar më shumë kundërshtarë në opozitë sesa te socialistët.

Dhe qershia mbi tortë është Ilir Meta. Thirrjet e tij për luftë plotësojnë panoramën e një aksioni opozitar që, në pamje të parë, të bën për të qeshur, por po ta mendosh thellë të kap trishtimi dhe thua : vërtet e meritojmë të jemi pa opozitë?

Next Post
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In