• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dedikuar gruas, Ema Andreas dhe deklaratës fashiste të Berishës

by Elida Buçpapaj
26/04/2016 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elida BuçpapajCapture

Nderim Gruas! Kështu e titullon poezinë e tij Friedrich Schiller. Honor to woman! – Würde der Frauen! Dhe vazhdon në vargjet e pastajme. “Gruas i është caktuar ta kthejë në kopsht tokën duke e mbjellë me trëndafilët e parajsës!”

Me shumë të drejtë Maya Angelou do të krenohej në emrin e të gjithave grave duke deklaruar “jam një grua e hatashme”.  Ashtu si e ka sanksionuar në vargjet e tij Tagora “Oh grua, ju jeni kryevepër e Perëndisë, por edhe e burrave, sepse këta janë bërë nga bukuria e zemrave tuaja”. Kur një grua ishte duke e pritur Walt Whitman, “botës nuk i mungonte më asgjë, sepse ajo i ka të gjitha”. Ndërsa Robert Browning do të zbulonte se tek fjala e gruas është vetë dashuria.

Siç e shihni, ju përmenda vetëm vargje poetësh. Dedikuar gruas! Edhe gruas shqiptare! Pra, edhe Ema Andreas!

Nderim gruas, këtë varg në imperativ të Schillerit po ua dërgoj atyre burrave shqiptarë që fyejnë gratë shqiptare! Të veshur me kostume të pushtetit apo të futur nën këllëfin e pushtetit!
Kushdo qofshin, kush i fyen gratë kthehet automatikisht në anonimat.

Se ne gratë jemi të dërguarat e Zotit në tokë, jemi nënat, vajzat, gjyshet, bashkëshortet, motrat që dimë të japim vetëm dashuri!

Në Shqipëri gratë ose i vrasin barbarisht, ad literam ose i vrasin me fjalë!

Si në mesjetë, si në kohën e inkuizicionit!

Ema Andrea reagoi emocionalisht, në emrin e të gjitha grave shqiptare që kanë përjetuar 1997, që kanë përjetuar atë tmerr kur jeta e fëmijëve të tyre ishte në rrezik!

Ema Andreas iu duk me të drejtë fashiste deklarata e Berishës, kur ai tha se populli duhet të armatoset !

Ema Andrea ka të drejtë të shprehë mendimin e saj! Pushtetarët kanë për detyrë të respektojnë kushtetutën e vendit, ku thuhet se fjala e lirë është e garantuar me ligj!

Pa mendoni se sa i dëgjon populli gjepurat e politikanëve shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë, me sa durim, me shpresë se më në fund këtyre do t’u vijë mendja dhe do t’i thërrasin arsyes. I keni dëgjuar se si e shajnë njeri tjetrin, me një fjalor rrugësh. Populli i dëgjon të gjitha marrëzitë e pushtetarëve, sepse në çdo kanal të televizioneve të Shqipërisë, ata janë live natë e ditë. Ema Andrea nuk e shprehu mendimin e saj nëpër televizionet, sepse aty ajo nuk lejohet! Ema Andrea e shprehu mendimin e saj në Facebook!

Do ta censurojnë edhe Facebook-un pushtetarët e shqiptarë !

Ema Andrea është grua dhe aktore që shprehu mendimin e saj. Berisha kërkoi të armatoset populli, Ema Andrea tha se ky qëndrim është fashist!

Reagimi berishian ishte agresiv ndaj Ema Andreas. Agresiv ishte Berisha edhe ndaj gazetares të Oranews. Gazetaren e Oranews e akuzoi si “zëdhënësen e Shullazit”.

Kush nuk pranon mendimet e Berishës duhet të jetë ose me Shullazin, ose me Edi Ramën, ose kurtizane!

Po kjo logjikë është barbare!

Ti thuash një gruaje kurtizane, qoftë edhe kurtizane është barbare!

Por Ema Andrea ka emrin, identitetin që e ka krijuar me punën e saj. Ema Andrea nuk është as e bija e pushtetit, as gruaja e pushtetarëve, është bijë e popullit që çdo gjë e ka arritur me djersë e mund dhe natyrisht  ka të drejtën të shprehë mendimin, sepse në Shqipëri gjithçka është në degradë, mjafton të shihni se si vriten gratë shqiptare nga kriminelë që bëhen trima sepse dëgjojnë e shohin se si shahen dhe si trajtohen gratë në Shqipëri nga pushteti!

Shikoni se sa deputetë të PD i kanë lënë gratë e tyre dhe janë martuar për të dytën herë. Prandaj duke mos pasur moral ata s’kanë të drejtë të bëjnë moral. Aq më tepër kur janë përgjegjës për diskriminimin që u bëhet grave shqiptare, sepse është i pari pushteti politik që i fyen dhe mban qendrim mizogon, kur gratë mbajnë qendrime të ndryshme nga pushteti.

Disa ditë më parë Berisha i doli në mbrojtje Ilva Tares, të cilën e talli Edi Rama. Berisha ishte hipokrit dhe recidiv, sepse e kopjoi edhe më keq Edi Ramën duke e fyer Ema Andrean, ashtu si dikur kishte fyer ish-prokuroren e përgjithshme, pasi politika shqiptare ka një mendësi staliniste, pasi kur nuk je me ta, duhet të jesh patjetër me kundërshtarët e tyre!

Kjo mendësi është mjerane dhe dritëshkurtër.

Gruaja vetë është drita po të citoja prapë një varg të Robert Browning! Gruaja është vetë jeta, sepse ajo e lind jetën që vjen, gruaja e lind të ardhmen.

Të fyesh një grua, do të thotë të jesh errërira, obskuriteti, obskurantizmi vetë!

Popullit shqiptar i duhet dritë, ai kërkon civilizimim dhe civilizimi fillon duke nderuar gruan!

Si thotë Schilleri!

Nderim gruas!

Nderim Ema Andreas!

Nderim të gjitha grave shqiptare!

/voal.ch/

Next Post

VIDEO/ Gruaja vjedh një palë këpucë teksa sorollat shitësen duke...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In