• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Decentralizimi/ Ja kompetencat që do të kalojnë nga ministritë te bashkitë e reja

by
18/08/2015 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Decentralizimi/ Ja kompetencat që  do të kalojnë nga ministritë te bashkitë e reja

Ndarja e re administrativo-territoriale e cila ka çuar në pasjen e vetëm 61 njësive administrative, përpos territorit do të ndryshojë edhe në kopetenca, llogaridhënie  dhe organizim.

Gazeta SOT bën me dija në një artikull të gjatë të publikuar sot, se mazhoranca ka miratuar një strategji sa I përket decentralizimit të pushtetit. Kjo strategji do të fillojë të zbatohet në fillim të vitit 2016.

Sipas kësaj gazete, sa përket kopetencve bëhet fjalë për kalimin e policisë bashkiake në kompetencë të Ministrisë së Brendshme, për shkak të dështimit të kësaj strukture në varësi të kryetarëve të bashkive. Brenda vitit 2016, policia bashkiake do të jetë nën urdhrat e ministrisë së Brendshme. “Policia bashkiake do të suprimohet si strukturë e qeverisjes vendore. Funksionet ligjzbatuese të policisë bashkiake do t’i kalojnë Policisë së Shtetit, e cila do të jetë përgjegjëse për zbatimin e urdhrave administrativë të kryetarëve të bashkive. Brenda vitit 2016 do të ndryshojë legjislacioni për të zbatuar këtë ndryshim”, thuhet në strategji.

Nga ana tjetër, ministritë si ajo e Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale dhe Arsimit, do të “lënë” disa nga kopetencat që kanë, duke ju dhënë kështu këto kopetenca njësive të reja administrative.

Kështu konkretisht, arsimi parauniversitar dhe arsimi profesional do të menaxhohet bashkarisht nga kryetarët e bashkive dhe degët e ekzekutivit. Aktualisht arsimi parauniversitar është në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndërsa arsimi profesional kaloi në menaxhim të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Por, strategjia e qeverisë parashikon një menaxhim të përbashkët të arsimit parauniversitar dhe arsimit profesional nga pushteti lokal, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Madje, personali i kopshteve dhe personali ndihmës i arsimit parauniversitar do të kalojë në varësi të kryetarëve të bashkive. Bëhet fjalë për mijëra vende pune, të cilat do të jenë në duart e kryebashkiakëve dhe jo të Ministrisë së Arsimit. “Do të decentralizohen burimet njerëzore dhe fondet përkatëse në arsimin parashkollor dhe parauniversitar, konkretisht personeli mësimor (edukatoret) në kopshte do t’iu transferohen si organikë dhe nën kompetencën e bashkive së bashku me personelin ndihmës në arsimin parauniversitar”, thuhet në strategji. Po ashtu, njësitë e qeverisjes vendore do të kenë një rol më të madh në funksionimin e shkollave personale. Pushteti vendor do të jetë gjithashtu pjesë e këshillave mësimore, duke dubluar Ministrinë e Arsimit. Fondet e akorduara nëpërmjet granteve konkurruese për infrastrukturën e arsimit fillor dhe parauniversitar do të rriten dhe shpërndarja do të bëhet nëpërmjet një sistemi më transparent. Në kuadrin e programit “shkollat si qendër komunitare”, bashkitë do të jenë autoriteti kryesor në zbatimin e këtij programi nëpërmjet instrumenteve dhe veprimtarive me institucionet arsimore, transmeton Sot.

Qeveria parashikon hartimin e një formule të re për njësi/nxënës nga MASH-i, si dhe MMRS-ja për shkollat profesionale. Do të hartohen standardet minimale për mirëmbajtjen, sigurinë dhe performancën shëndetësore. “Do të rishikohet ndarja e përgjegjësive dhe mekanizmave të llogaridhënies. Do të eliminohen mbivendosjet dhe paqartësitë në legjislacion nëpërmjet rishikimit dhe harmonizimit të legjislacionit aktual. Kujdes do të bëhet për qartësimin e kompetencave mes NJQV-ve dhe DAR/ZA për shpërndarjen e nxënësve brenda zonës së juridiksionit të njësive vendore, si dhe rolit të NJQV-ve në funksionimin e shkollave profesionale. Do të krijohen mekanizma të rinj për të forcuar rolin e drejtuesve të rinj vendorë në këshillat e institucioneve arsimore dhe për të përmirësuar marrëdhëniet mes drejtuesve të institucioneve arsimore dhe njësive të qeverisjes vendore”, thuhet në strategji –

Next Post

FOTOT/ Si e imagjinojnë bukurinë në shtetet e ndryshme dhe cilat janë dallimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In