Komuna e Deçanit ka vendosur që ish-ambasadorin William Woker ta nderojë me çmimin që mban emrin e heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj. Në një njoftim për media nga kjo komunë bëhet e ditur se çmimi do të ndahet të shtunën, më 16 janar, në një ceremoni solemne organizuar nga kryetari i komunës Rasim Selmanaj. Përveç çmimit “Shkëlzen Haradinaj”, Woker do të nderohet edhe me “Mirënjohje Qyteti”. William Woker ka qenë shef i OSBE-së në Kosovë gjatë vitit 1998-1999 ndërsa ishte Woker që më 15 janar të vitit 1999 masakrën e Reçakut e cilësoi si krim kundër njerëzimit.