• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëborë në disa qarqe, akset ku rekomandohen zinxhirët

by A R
19/12/2017 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njofton se akset kombëtare janë të kalueshme, ndërsa po hidhet kripë në disa rrugë dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në akset ku mund të këtë ngrica, pas reshjeve të shiut dhe dëborës që kanë përfshirë disa qarqe të vendit, mbrëmjen e së hënës.

Sipas raportit të MIE-s situata e akseve rrugore paraqitet problematike në këto qarqe:

Në qarkun Tiranë vazhdon hedhja e kripës në segmentin Trau Dajt-Teleferik. Lëvizja aktualisht  bëhet me zinxhirë, si pasoje e ngricave në rrugë. Po ashtu edhe në segmentin Qafë Priskë-Qafë Mollë lëvizja bëhet me zinxhirë.

Në segmentin Qafë Priskë – Shëngjergj, ku qarkullimi kryhet me një kalim për shkak të çedimit të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalistika e duhur që tregon ngushtimin e rrugës. Kontraktoret janë në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet.

Në Qafështamë ka pak vështirësi për shkak të borës dhe ngricave. Është punuar gjatë natës dhe po punohet për ta sjellë në normalitet.

Vazhdon kalimi me Bypass-in provizor për kalimin e automjeteve në sensin Elbasan-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan me një kalim, nga Autostrada. Është vendosur sinjalistika përkatëse dhe ka shërbime të shtuara të punonjësve të ARRSH dhe Policisë në terren për udhëzimin e drejtuesve të mjeteve.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar. Rekomandohet të përdoren zinxhirë për akset ku mund të këtë ngrica.

Në qarkun e Durrësit nuk ka problem në akset e këtij Qarku, me përjashtim të akseve: në aksin Krujë – Qafështamë, ka shumë rrëshqitje dhe rënie materialesh në rrugë, dhe është dëmtuar tombinoja në km 15.2. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës. Tombinoja e cila ishte e dëmtuar është bërë e kalueshme provizorisht. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar.

Në qarkun Elbasan në akset Tirane – km 29 Qafe Kërrabë dhe Fresku-Surrel, ka prezencë akulli në rrugë.

Në segmentin Librazhd – Steblevë ka patur rënie dëborë me trashësi nga 2 cm në 20 cm në Steblevë. Kontraktori ka bërë pastrimin e aksit por në pjesë të veçanta rruga është pjesërisht e kalueshme me zinxhirë.

Në km 70.1 të segmentit Kr /Shirgjan-Kacivel është shembur rruga në një gjatësi prej rreth 17 ml dhe gjerësi  4- 4.5ml bashke me bankinen. Për momentin rruga është njekalimshme dhe u vendos sinjalistika e nevojshme provizore për të eliminuar aksidentet.

Ne Gjinar, në pjesën fundore të segmentit Elbasan Gjinar në km 77 ka patur reshje të pakta dëbore. Është hedhur kripa nga kompania kontraktore dhe qarkullimi kryhet normal pa zinxhirë.

Rreshje bore gajte nates  ka patur edhe ne segmentet Prrenjas – Qafe Thane- Dogane, por qe jane pastruar nga kontraktori. Vazhdon trajtimi i tyre me kripe.Qarkullimi kryhet pa probleme.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.

Në qarkun e Gjirokastrës ka patur rënie të materialeve në rrugë, por situata është në kontroll.

Në qarkune Korcës vetem ne segmentin Boboshtice – Dardhe, nga km 5 deri ne kilometrin 12 rekomandohen zinxhiret. Ne aksin K/Zemblak – Gorice, vazhdon te jete prezent demtimi i shpatullave te ures se Zemblakut dhe qarkullimi eshte devijuar ne nje rruge alternative.

Në Berat, Vlorë, Fier, Lezhë, Dibër, Kukës dhe Shkodër nuk ka problene në akset e këtyre qarqeve, pavarësisht se ka pasur reshje dëbotë, kontraktorët kanë bërë pastrimin e rrugëve dhe qarkullimi është i lirë. /b.d

Next Post
Elbasan/ Vjedh postën e fshatit, arrestohet 30 vjeçari

Kërkohej nga Hungaria, malazezi arrestohet në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In