• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëborë dhe mungesë energjie në veri, probleme edhe në Korçë e Vlorë

by A R
06/01/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përkeqësimi i motit gjatë ditës së enjte dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në zonat rurale.

Ndërkohë në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.

Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.

Tashmë problemet me reshjet dhe motin janë shtrirë edhe në zona të tjera të vendit dhe përveç disa qarqeve të veriut të vendit, kanë nisur të shfaqen problematika në qarkullim edhe në qarqet e Korçës dhe Vlorës.

Për shkak të motit të keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit. Deri në mbrëmje nuk raportohen raste emergjencash shëndetësore në popullatë, ndërsa janë mbledhur, nën drejtimin e Prefektit, Komisionet e Planifikimit dhe Përballimit të EC, ku janë ndarë detyrat për përballimin e situatës, e cila deri në orën 21:15 sipas qarqeve paraqitet:

Qarku Kukës –

Ka pasur reshje reshje bore që në qytete ka arritur trashësinë 25-30 cm, kurse në zonat rurale trashësia e borës ka qenë mbi 60 cm. Të gjitha akset kombëtare kanë qenë përgjithësisht të qarkullueshëm pa zinxhirë. Në shkallë qarku kanë punuar gjithsej 32 mjete borëpastruese. Në rrugën e Kombit kanë punuar 8 borëpastruese. • Akset rrugore Kukës-Bushtricë, Kukës-Zapod, Krumë-Qafë Prushi-Kam, Bajram Curri-Qafë Morinë, kanë qenë të qarkullueshme me zinxhirë, kurse akset rrugore Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Luzhë, Fushë Dugagjin-Qafë, Shllak Kukës-Krumë, kanë qenë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.

• Akset rrugore Fushë Dukagjin-Arrën, Bushtricë-fshati Fshat, Bushtricë-Grykë Çajë, Bushtricë – Buzmadhe, janë të bllokuara. Policia Rrugore ka monitoruar qarkullimin e automjeteve duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike.

Qarku Shkodër –

Ka pasur reshje të dendura dëbore, të cilat kanë krijuar probleme në segmentet rrugore të Qafë Thores, Shalë, Shosh, Iballë në bashkitë Shkodër, Koplik, Pukë dhe Fushë Arrëz.

Segmenti rrugor Bogë-Qafë Thore, Theth-Bregu i Lumit-Mali i Shoshi-Prekal, janë të bllokuar. • Ka pasur mungesa energjie në njësinë Dajç, dhe sipas informacionit OSHEE, është e pamundur të ndërhyhet pasi në këtë zonë, furnizimi me energji varet nga HEC-Ndërhysaj.

Ndërkohë po merren masa per hapjen e segmemtit rrugor Qafë Shosh-Shalë-Theth.  Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë janë të bllokuara. Po punohet me mjete dhe forca për hapjen e këtyre akseve rrugore.  Aksi rrugor Pukë-Qelëz është i bllokuar, ndërkohë po punojnë dy borëpastruese në segmentin Fushë Arrëz-Pukë, dy borëpastruese në aksin e Iballës dhe në segmentin Qafë Mali si dhe një borëpastruese e ardhur nga Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Pukë.  Segmentet rrugore Tamarë-Vermosh-Bashkim, Tamarë-Selcë janë të bllokuara. Po punohet nga një fadrome nga DPEC në aksin e Qafë Thores dhe një fadromë e Bashkisë në segmentin Tamarë-Kozhnje, si dhe dy borëpastruese në Tamarë.

Në Temal, Vau Dejës, trashësia e dëbores ka arritur rreth 50 cm. Aksi Koman-Vau Dejës nuk ka probleme.

Qarku Dibër – Segmentet rrugore Muhurr-Çidhen-Lurë; Muhurr-Çidhën-Reç; Muhurr-Selishtë, janë të bllokuara.  Rruga nacionale Skuraj-Burrel është e qarkullueshme, me zinxhir. Po punojnë 1 borëpastruese, 1 fadrome, të cilat po bëjnë hedhjen e kripës dhe skorjeve. Rruga nacionale Burrel-Qafë Bualli, është e qarkullueshme me zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Rruga Qafë Bualli-Krastë, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.

• Rruga nacionale Qafë Bualli-Peshkopi, është e qarkullueshme me zinxhirë. Rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj. Rruga Peshkopi-Kala e Dodës (Vasie), është e qarkullueshme me zinxhirë. Rruga Lurë-Peshkopi është e bllokuar. Firmat kontraktore në territorin e Qarkut Dibër po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të kalueshme akset rrugore dhe të bëjnë të mundur hapjen e akseve rrugore që kanë probleme

Qarku Lezhë -Segmenti i ‘Rrugës së Kombit’, Rrëshen-Fan-Tunel, është i kalueshëm me vështirësi dhe me zinxhirë, nën monitorim nga policia. Firma kontraktore po punon me 4 fadroma për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve nacionale. Vazhdojnë reshjet e dëborës në zonat e thella të njësive administrative Fan, Orosh dhe Selitë. Trashësia varion nga rreth 20-50 cm dëborë. Rrugët rurale kalohen me zinzhirë. Furnizimi me energji elektrike, ka qenë normal në të gjithë bashkinë.

Qarku Korçë

Trashësia e dëborës ka arritur 10 cm. Ndërsa në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës është 30 cm.

Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafë Plloçë-Pogradec, Korçë-Qarr-Ersekë, janë të qarkullueshme me zinxhirë.

Në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Qafë Qarri ka ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta dhe duhet të bëhet kujdes në qarkullimin e automjeteve.

Qarku Vlorë

Në Qafë Muzinë, Qafë Gjashtë dhe Qafë Llogara si shkak i ngricave duhet pasur kujdes në qarkullimin e automjeteve.

Firmat kontraktore janë në gatishmëri me forca dhe mjete për të mbajtur situatën nën kontroll. Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

Next Post
Kur Pacolli refuzonte takimin me Trump, kreu i AKR: Do ta sjell në Kosovë presidentin amerikan

Pacolli: Do ta denoncoj ish-kryetarin e Gjykates Enver Hasani për shpifje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 26, 2026
Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

Dalin pamjet nga aksioni kundër call-center-ve në dy kullat e Tiranës: Duart lart, mos prekni telefonat

January 26, 2026
“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

“Synimi afatmesëm, blerja e 4 avionëve zjarrfikës”/ Ministri Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt

January 26, 2026
Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

Izrael, Rama te Muri i Lotëve: Uroj që Zoti t’i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

January 26, 2026
Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

Gjirokastër, ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari

January 26, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Vengu: Jemi mes Washingtonit dhe Brukselit. Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

January 26, 2026
Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

Vizita në Izrael, publikohen fotot: Edi Rama pritet nga kryeministri Netanyahu

January 26, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Mot i paqëndrueshëm gjatë javës, sinoptikania: Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

January 26, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

January 26, 2026
Takim i dyshuar mes djalit të Netanyahu dhe princit të Katarit? Rritet polemika rreth “Qatargate”

Takim i dyshuar mes djalit të Netanyahu dhe princit të Katarit? Rritet polemika rreth “Qatargate”

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In