Moska iu kunërpërgjigj SHBA-së duke dëbuar 60 diplomatë të saj. Vendimi u njoftua një ditë më parë nga vetë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë e cila shpërndan një deklaratë të shkurtër të Shtëpisë së Bardhë.
Në të thuhet se SHBA dha përgjigjen e duhur pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal në Salisbury të Britanisë.
“Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambsada amerikane në Tiranë./a.m.