• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Debati/Merkel dhe Schulz, të dy të ashpër me Turqinë

by Java News
04/09/2017 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Angela Merkel dhe Martin Schulz dje u përballën në një duel televiziv. Kancelarja kristiandemokrate dhe rivali i saj socialdemokrat Martin Schulz debatuan për 90 minuta në transmetim nga katër kanalet më të mëdha televizive gjermane ARD, ZDF (televizione publike), RTL dhe SAT1 televizione private).Në shumë media gjermane ky event i madh televiziv konsiderohet si shansi i fundit për Schulzin për ta kthyer situatën në favor të tij, transmeton Koha.net.Debati ka mbaruar ndërsa mesazhi përfundimtar i Schulz ka qenë se “ne jetojmë në një kohë ndryshimi” dhe se ai pret që si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë të formojë të ardhmen, jo vetëm ta menaxhoj atë.

Merkel, po ashtu, u fokusua në sfidat e së ardhmes, duke theksuar ekonominë digjitale dhe kohezionin social.

Pajtimi i vetëm mes të dyve ishte që të ndërpritet marrëveshja e bashkëpunimit me Turqinë dhe të anulohet procedura e anëtarësimit të Turqisë në BE.
Schulz ka premtuar se do të luftojë të anulojë marrëveshjen BE-Turqi nëse ai zgjidhet kancelar.

“Ky vend nuk mund të bëhet anëtar i BE-së”, ka thënë ai.Edhe Merkel tha se “Nuk e shoh Turqinë si vend që të hyjë në BE, nuk e kam parë asnjëherë”.“Nëse unë bëhem kancelare, do ta ndalojë hyrjen e Turqisë në BE”, shtoi ajo.

Çështja e migracionit u bë çështja qendrore e diskutimit të tyre, ku Schulz akuzoi Merkelin për mospërfshirjen e partnerëve të BE-së në vendimet e saj për mbylljen e kufijve me Gjermaninë.Merkel mbrojti politikën e saj për kufijtë ku një milion emigrantë kanë hyrë në Gjermani, duke thënë se ata nuk janë kërcënim për votuesit.Pavarësisht se ajo këmbëngul se “emigrantët nuk janë kërcënim për vendin”, ajo pranoi se kriza e refugjatëve e ka lënë Gjermaninë në një “detyrë të vështirë”.

Rivali i saj Schulz u pajtua me vendimin për të mirëpritur refugjatët, por thotë se qeveria duhet të bëjë më shumë për të ndaluar “predikuesit e urrejtjes”.
Edhe në rritjen e pabarazisë, pati tensione mes dy palëve, ku Schulz akuzoi Merkelin për shpërfillje lidhur me rritjen e kostos së jetesës, duke përfshirë rritjen e qirasë dhe uljen e pagave.

Sipas gazetës së përjavshme Die Zeit, dueli televiziv do të vendos “nëse fundi i debatit shënon përfundimin e fushatës, ose fillimin për tri javë tjera emocionuese”. (b.an)

Next Post
Befasia e Rusia2018/ Franca ndalet nga Luksemburgu

Befasia e Rusia2018/ Franca ndalet nga Luksemburgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In