Debati në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 vijon mes kreytares së Lëvizjes për Ndryshim. Jozefina Topallit dhe kandidatit të PD për Lezhën, Agron Gjekmarkaj.
Topalli i ka thënë Gjekmarkajt s’e ska për t’u bërë kurrë politikan, teksa kandidati i PD i është kthyer duke i thënë se nuk do të bëhet si ajo, madje as të bëhet mësuesja e tij e t’i vendosë notën.
Madje Gjekmarkaj ka kritikuar Topallin për një batutë duke i thënë se është bërë si Rama.
JOZEFINA TOPALLI: Shqipëria është në moment kritik. Është për ato që qëndrojnë dhe vitet i kalojnë në studio televizize i kërkoj ndjesë, apo që qëndrojnë në qendër të Tiranës, hotele, dreka e darka me politikanë, këta të tre e ata që i shoqërojnë, nuk e realizojnë dot cili është realiteti në SHqipëri.
Ka Bashki të shumta, por them për ato që kam parë në qytetin tim, ku japin ushqime, drekë sepse s’kanë të hanë. 450 vetëm një shoqatë, djem e vajza të rinj që shkojnë të hanë sepse s’kanë mundësi.
Ata që dëgjojnë këta këtu, kanë të drejtë për të një refuzim ndaj kësaj klase politike. Klasa politike po kalbëzohet.
AGRON GJEKMARKAJ: Tani unë jam i kalbëzuar dhe ju jeni risia?
JOZEFINA TOPALLI: S’ke për t’u bërë kurrë politikan, asnjëherë.
AGRON GJEKMARKAJ: S’dua të bëhem si ti. The përpara që me ato që u thanë në studio. Unë s’jam klasë politike, s’dua të jem si çdokush.
JOZEFINA TOPALLI: Ti më duket nuk merr vesh
AGRON GJEKMARKAJ: S’dua të jesh mësuesja ime, të më vësh notën.
JOZEFINA TOPALLI: Është bërë si krushku i dytë.
AGRON GJEKMARKAJ: Jeni bërë si Rama, batuta të lodhura.
JOZEFINA TOPALLI: Jo vetëm që kanë karrigen e në lista të sigurta mendojnë se kanë në dorë frymën e popullit. 3 milion shqiptarë s’kanë pse të jenë peng i këtyre 3 kryetarëve. E kanë provuar veten në çdo pozicion, duke dështuar. Kjo situatë ekonomike, politike, ekstrem, e polarizuar, dhe të tjerët që shkojnë tek tasi i supës. Përgjegjësi ka jo vetëm kryeministri, por edhe ai që ia ka dhënë gjithë pushtetet. Problem i madh për vendin. Ka vetëm një zgjidhje. Forcat e reja politike që mos ia lënë monopol. Nëse në 25 prill nëse s’do ketë lëvizje të reja politike, atëhere edhe të paktën për 1 dekadë shqiptarët do të kenë në televizor Kryemadhin, Metën e Ramën nga mëngjesi në darkë.
AGRON GJEKMARKAJ: Në 2013 kur PD ra nga pushteti, ra me Topallin, Patozin, Berishën e Bashën. Topalli me Patozin kanë qenë të dytët. Nga ai moment Basha ka qenë lider i opozitës. Ka bërë beteja të forta. Dy momentet kanë qenë djegia e mandateve, e dini qëndrimin tim që e kam mbështetur. E pashë që opozita ishte fasadë. Zgjedhjet ishin po ashtu fasadë. Nuk ishte e mundur të merrej pjesë pas asaj situate të elektrizuar me djegien e mandateve.Fryma popullore është më e madhe se as llogaria e numrave. Në ato Bashki ata kanë 50 hajdutë. S’po i quaj të gjithë. Po them 50. Kanë bërë qokat e tyre, kanë rregulluar ca njerëz. Por shumë të tjerë janë të pakënaqur. Populli nuk është indiferent, por reagues. E ka kuptuar çfarë është në gjendje të bëjë ky kryeministër. Zgjedhjet do i fitojnë qytetarët. Do jemi këtu pas 25 prillit.