Gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri te “Krimet e Rënda” është duke vijuar ende, teksa kanë dalë detaje nga diskutimet që po zhvillohen brenda në seancë.
Pika më e fortë e organit të akuzës mbeten përgjimet nga pala italiane ku flitet për dhurata byrzylyku dhe kostumi, si dhe udhëtimet me skaf dhe makinën “AA 033 GB”. Sipas prokurorëve, edhe nga deklarimet e marra nga anëtarët e bandës së Habilajve, konfirmohet njohja e tyre me ish-ministrin Tahiri. Por mesa duket në seancë ka patur edhe kontrandikta midis prokurorëve në seancë.
Fillimisht u tha se ish-ministri dyshohet se ka favorizuar katër episode të trafikut të drogës, ndërsa Valdimir Mara tha se Tahiri dyshohet për bllokimin e 4 ton kanabis në Babicë të Vlorës.
Saimir Tahiri është duke bërë vetë mbrojtjen dhe nuk mund të thuhet ende nëse Gjykata do të mund të marrë sot vendimin.
“Në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët”.
Kështu deklaroi sot nga salla e gjyqit, ish-ministri Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria kërkoi 12 vite burg (8 vite me gjykim të shkurtuar).
Tahirit, ka qenë më e ashpër se kurrë, pohoi se në kohën kur ai ishte ministër kishte vënë në dijeni ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin se radarët nuk punon.
Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”./ BW
g.kosovari










