Avokati Spartak Ngjela dhe Lisandër Hoxha kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.
Por, Ngjela e interpretoi posedimin e partisë nga ana juridike.
Lisandër Hoxha e kundërshtoi, ndërsa Ngjela i sfidoi që t’i shpjegonte se çfarë do të thotë person juridik.
“Nuk mund të rri në një tavolinë me një që nuk di se çfarë është personi juridik dhe struktura juridike. Kjo ul nivelin tim. Nuk mund të pranoj unë të ulem me një njeri që nuk njeh ca është personi juridik dhe struktura juridike. I vetmi person juridik që është zgjedhur normal, është vetëm Lulzim Basha dhe ekipi i tij. Ai është personi juridik”, tha Ngjela.











