• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati Ruçi-Paloka: Në Kuvend komandon Kushtetuta, jo Donald Lu

by Java News
01/03/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gramoz Ruçi i është drejtuar me tone të larta kreut të grupit demokrat, Edi Paloka, në Konferencën e Kryetarëve të 11 shkurtit. Mbledhja e thirrur nga opozita me kërkesë për zgjatjen e afatit të komisioneve hetimore të drejtuara prej saj, ka nxjerrë në pah një ankesë të fshehtë të opozitës tek ambasadori amerikan, Donald Lu. Ruçi i tha Palokës se mund të ankohet tek ambasadori, por në Parlament, komandon Kushtetuta.

Madje, Ruçi shprehet se në kohën e duhur, do të ketë edhe një përgjigje për këtë, raporton Shqiptarja.com, që disponon procesverbalin e kësaj mbledhjeje, ku zhvillohet debati Ruçi-Paloka.

“U bë mbledhja e komisionit hetimor pas datës 18 janar dhe ju si mazhorancë në komision nuk pranuat ta shtynit afatin”, shprehet Edi Paloka.

Në përgjigje, Gramoz Ruçi shprehet:

“Absolutisht jo! Të vinte në Parlament kërkesa! Këtu të uleshim dhe të diskutonim dhe unë do të thosha që absolutisht po! Të vazhdojë puna e komisionit hetimor”.

“Çfarë na pengon që ta bëjmë, që të mos e zgjasim?”, pyet Paloka.

Në këtë moment, Ruçi shprehet se precedentë të tillë nuk mund të pranohen.

“Unë si vullnet politik ta kam thënë të punojë komisioni hetimor. Ju thoni se nëse nuk bëhet kjo ne nuk do lejojmë zhvillimin e seancës, ç’është kjo? Nuk ka të tilla kushtëzime, as detyrime, as presione, as shantazhe për seancën e Parlamentit”, shprehet Ruçi.

Në vijim të fjalës së tij, Ruçi nxjerr në pahë një ankesë të opozitës tek ambasadori amerikan, por nga debati nuk del e qartë se për cfarë është ankuar konkretisht tek Lu, Partia Demokratike.

“E dyta, nëse bëni kërkesë, ti ke të drejtën tënde që të komunikosh si me Donald Lu, si me kë të duash ti. Por, për shkresat e Parlamentit, ku i drejtohesh Kryetarit të Parlamentit dhe ne të mblidhemi si Konferencë e Kryetarëve e të analizojmë letrën që ti i ke drejtuar ambasadorëve, kjo është e pa precedentë në jetën parlamentare shqiptare. Të jemi seriozë me njëri-tjetrin. Ti mund të komunikosh me të me letra, me telefon, me fakse, me email e si të duash ti. Ç’punë kam unë në këtë çështje? Unë jam sovran në qëndrimin tim. Kam Kushtetutën, Rregulloren e Parlamentit, kam një procedurë parlamentare. Ti si opozitë ke të drejtë të ankohesh te kushdo, ankohu, është e drejta jote. Ashtu sikurse është detyrimi i atij që i pranon këto letra dhe pranon t’i ndërhyjnë në procedurat e Parlamentit, sigurisht që edhe për atë unë do kem përgjigjen e duhur në kohën e duhur, si të vijnë problemet”, tha Ruçi.

Next Post

Manjani urdhëron çregjistrimin e 29 përmbaruesve inaktivë prej një viti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
Incidenti tragjik nuk harrohet/ Polonia “i mbylli derën” Lavrovit, reagon ashpër Kremlini: Provokim!

Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

March 31, 2026
“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In