• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DEBATI/ Rikthehen tek Krimet e Rënda prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela

by Java News
21/01/2019 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur sot me shumicë votash, 6 pro dhe 5 kundër, që të rikthejë në detyrë te Krimet e Rënda prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, të cilët u transferuan në rrethe nga Kryeprokurorja Arta Marku pas ngërçit që u krijua me dosjen e Emiljano Shullazit, pasi refuzuan cështjen. Dy prokurorët fituan çështjen në Shkallën e Parë, kryeprokurorja e dërgoi çështjen në Apel. Në mbledhjen e sotme, KLP-ja nuk ka pritur vendimin e Apelit, por ka vendosur që dy prokurorët të rikthehen në detyrën që kanë qenë më parë te Prokuroria për Krimet e Rënda.

Debati për transferimet që ka bërë Arta Marku
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës pranë KLP ka vlerësuar se dy prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela duhet të kthehen në pozicionet e mëparshme, ndërsa anëtarët kanë qenë të ndarë.

Anëtarja e KLP-së, Antoneta Sevdari: Kryeprokurorja Arta Marku ka Apeluar vendimin për rikthimin në detyrë të Besim Hajdarmatajt dhe Olsian Çelës. Duhet të ndërpriten transferimet e përkohshme të prokurorëve Hajdarmataj e Çela dhe të rikthehen në detyre ku kanë qenë tek krimet e rënda

Nurihan Seiti: Ne duhet të presim vendimin e Gjykatës së Apelit para se të vendosim për këta dy prokurorë. Në të kundërt do na kthehet në precedent të rrezikshëm. Këta dy prokurorë le të aplikojnë për SPAK-un për prokuror të Përgjithshëm për cfarë të duan. Nuk pengohen. Nuk ka një vendim të formës së prerë dhe nuk mund të ndërhyjmë ne.

Tartar Bazaj: Nuk mund të japim vendim pa mbaruar gjyqi. Në të kundërt do të hyjmë në ngërç  kushtetues. Ne nuk mund te marrim kompetenca gjykatash.

Bujar Sheshi: Ne nuk kemi marrë përsipër të zëvendësojmë gjykatën e Apelit. Ishin me afat 3 muaj, afati mbaroi. Tani cdo bejme?

Besnik Cani: Kemi e drejtues që kanë nga 2017 me caktim të përkohshëm. Ka caktime tw përkohshme dhe nga Llalla edhe nga Arta Marku.

Kostaq Beluri: KLP duhet të ndërhyjë në të gjitha rastet e prokurorëve të komanduar me përcaktim të përkohshëm

Besnik Cani: Për Hajdarmatajn e Çelën cështja është në dyert e gjyqësorit. Po krijojmë tre standarde për të njëjtën gjendje. Të tërhiqet rasti nga komisioni karrierës e të merret një vendim onblock si do zgjidhen rastet e tjera. Ka shumë prokurorë që si drejtohen KLP-së nuk kanë interes. Po me këta cdo bëjmë?

Genti Osmani: Është transferim pa pëlqim

Besnik Cani: Nuk është transferim është caktim i përkohshëm

Antoneta Sevdari: Në prokurorinë e Tiranës ka 12 të komanduar. Për secilin nga këto raste duhet të përcaktojmë rregulla për ti plotësuar.

Besnik Cani: Nuk ka një rast që në dosje caktimi të përkohshëm nuk ka një pëlqim prokurorësh. Për Hajdarmatajn dhe Çelën Këshilli karrierës thotë nuk kam pëlqim. Ndërsa për prokurori që duam të cojnë nga Shkodra në Berat nuk flitet fare për pëlqim. Ne nuk mund të ekzekutojmë një vendim gjykate që nuk ka formën e prerë.

Gent Osmani: Jam dakord me relacionin i Komisionit të Vlerësimit të Karrierës. Eshtë bërë një transferim pa pëlqimin e te dy prokurorëve

Antoneta Sevdari: Rastet te cilat janë pa pëlqim, do te kenë prioritet në shqyrtimin tonë.

Kostaq Beluri: Periudha tranzitore për 2 prokuroret ka mbaruar

Nurihan Seiti: Meqenëse Arta Marku ka bërë apelim të cështjes, është lajmëruar për faktin që neve na kanë ardhur këto kërkesa?

Genti Ibrahimi: Po është njoftuar

Alfred Balla: Ne të gjithë prokuroritë del se ka komandime emërime të përkohshme deri ne 2/3. Tani duhet te trajtojmë vetëm këta të dy apo do japim zgjidhje afat gjate? Jemi me cfare do vendosim. Skemi pse i ngarkojmë gjykatat me cështje nga prokuroret tanë. Ne mund ta korigjojmë. Ka edhe drejtues prokurorish që nuk ankohem nga caktimi e transferimi.

Kostaq Beluri: Unë jam për të shqyrtuar te gjitha rastet kur periudha e përkohshmërisë ka mbaruar

Nurihan Seiti: Duhet të bëjmë e një konsultë me ekspert te fushes administrative.

Arben Dollapi: Kemi bërë edhe ne diskutime ne komisionin e karrierës, që tashmë ka kompetencat dhe tagrin për të shqyrtua statusin e prokuroreve. Duhen vlerësuar të gjitha komandimet e bëra sepse duhet të prevalojë e drejta e këtyre prokuroreve te cilen nuk mund te presin unifikimin e te gjitha akteve ligjore.

Gent Ibrahimi: Kërkesa e këtyre prokuroreve ka te bëjë në zgjidhjen e statusin e tyre. Kjo periudhe tranzitore nuk duhet te mbivendosen kompetencat. Duhet te votojmë për kriteret qe do te përzgjedhim për te siguruar vlereshmeria e akteve ligjore qe do te procedojë KLP

Votimi; 6 pro dhe 5 kundër- Rikthehen te Krimet e Rënda dy prokurorët që u transferuan nga Arta Marku. Pro votuan Beci, Sevdari, Dollapaj, Osmani, Sheshi dhe Beluri.

/a.meta/javanews.al

Next Post
Mbushen auditoret e Ekonomikut, 80% e studentëve rikthehen në mësim

Mbushen auditoret e Ekonomikut, 80% e studentëve rikthehen në mësim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In