• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati Rama Tabaku kthehet në çështje etike/ Tabaku: Mu drejto me respekt, Rama: Mos më thuaj “ti”

by Java News
05/05/2016 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka patur një debat me deputeten demokrate Jorida Tabaku në lidhje me gjëndjen ekonomike të vendit, por replikat mes tyre kanë përfunduar në një çështje të etikës dhe komunikimit. Mënyra sesi Rama i është drejtuar argumentave të deputetes demokrate, është cilësuar nga Tabaku si një fyerje që Kryeministri Rama i bëri asaj.

“Herë tjetër kur të flasësh për ndonjërën nga zonjat e këtij krahu referohu me respekt. Është e pamundur të vijë kryeministri në Parlament e të diskutojë se ça bën një deputet apo një tjetër. Unë nuk arrij dot ta konceptoj që diskutimi banal në këtë Parlament të bëhet në këtë nivel. Po vini këtu dhe ofendoni krahun tjetër kur ata kriminelë nuk i keni sot këtu për të na kërcënuar ne”, tha Tabaku.

Por kryeministri Rama i është përgjigjur se nuk duhet ti drejtohet me “ti”. “Ju kërkova ndjesë dhe faleminderit që ma sqaruat zonja deputete. Ju fola me ‘ju’, ndërkohë nuk e di në cilin libër të edukatës keni mësuar të më drejtoheni me ‘ti’. Ne nuk njihemi, mbase koha mund të na njohë, por me ‘ti’ nuk më drejtoheni dot për të më predikuar edukatë”, tha Rama.

Rama tha se opozita nuk i ka treguar ende shqiptarëve se ku janë kriminelët në Kuvend. “E angazhuar këtë parlament në një histori pa fund, duke thënë se ka 19 kriminelë, ndërkohë ngaqë nuk ju del asnjë nuk dini si të interpretoni tekstin tuaj. Asnjë nuk ka dhe asnjë nuk do të dalë se nuk ka. Pranuam të bëjmë me ju barbarinë më të madhe antikushtetuese në Parlament dhe aq barbari është sa ramë dakord bashkarisht që mos ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese se e dimë mirë që nuk ka gjykatë që e pranon si kushtetuese ligjin e dekriminalizmit. Megjithatë e pranuam ne dhe e vetmja gjë e udhës është ajo që shtuam ne, që të përfshijmë dhe ata që janë në administratë”, vijoi Rama.  javanews/ a.k

Next Post

Batuta për të tërë, Berisha kthehet me humor në parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In