• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati/ Rama: E keni bërë flamurin e PD si çarçafët e shtëpive të qejfit, tund e shkund. Salianji: President me zarf

by Java News
21/04/2022 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka debatuar sot gjatë me deputetin demokrat, Ervin Salianji gjatë fjalimit të mbajtur në Parlament për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Rama tha se procesi i propozimit të tre emrave me zarf nga secili deputet socialist është një proces normal, por sipas Salianjit në administratën e shtetit sot çdo gjë zgjidhet me zarf, prandaj edhe kreu i ri i shtetit do të dalë përmes zarfit.

Debati i plotë

Edi Rama: Doni të kontribuoni për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, bujrum. Nuk kemi ne arsye fare që ta bëjmë këtë që të dukemi ndryshe. Ne duam të dukemi ashtu siç jemi. Në qoftë se do ta kishim ne sot bindjen për një kandidaturë që do të na bindte plotësisht ne do ta kishim bërë publike dhe as nuk do u pyesnim fare. Por nuk e kemi. Doni të jepni një kontribut, po u themi po e presim. Ju keni arritur në pikën që vini këtu merreni me zarfat e një procesi konfidencial siç është një proces votimi.

Ervin Salianji: Në këtë vend çdo punë me administratën tënde zgjidhet me zarf, tani dhe Presidentin kërkon ta zgjedhësh me zarf, të është kthyer në instikt.

Edi Rama: Ju na tregoni ne hipokrizinë kur ju nxorrët 5 mijë vetë në 2 mijë karrige. Unë nuk e kuptoj ku e gjeni ju këtë kurajo. Si e diskutoni më tani për hipokrizira dhe vërtetësira.

***

Edi Rama: Ku e keni atë që mungon këtu. A ia kisha thënë apo nuk ia kisha thënë? Sa herë ia kam thënë kur ishit të gjithë bashkë. Tani po iu them prapë mos shkoni pas të vdekurit. Si me të vdekurin, si pa të vdekurin ne nuk na mundni dot. Ju jetoni në mohim. Ju nuk shihni realitetin. Do bëheni aq qesharakë dhe asnjëherë nuk do ta kuptoni dot. Ne këtu nuk jemi për partitë tona, partitë tona janë për vendin tonë dhe ju jeni pjesë e vendit tonë. Mos ia lini Shqipërisë gurin në qafë të lyer bardhë e blu.

Ervin Salianji: Nese nuk ekziston opozita politikisht pse merresh ti? Ke marrëveshje me ndonjë ketu na e thuaj…

Edi Rama: Unë merrem se opozita duhet per vendin.

***

Edi Rama: është qesharake që ju flisni sikur jeni me imunitet nga amabasada amerikane dhe vini këtu na bëni leksione. Këto leksione mund ti bëni ju, gënjeni veten. Që të jemi shumë të qartë. Unë e kuptoj që diku do kapeni, kapuni pas flamurit të PD-së, se flamurin amerikan ka kush e kap. E kapin amerikanët. Kapuni pas flamurit të PD-së dhe mundohuni ta ngrini se e keni bërë si ato çarçafët e shtëpive të qejfit. Që nuk dihet kush i tund dhe nuk dihet kush i shkund.

Ervin Salianji: Të shqetëson standardi i tyre, po na kërkon t’i bëjmë luftë bashkë Amerikes këtu, si imperialistë, se Amerika e keqja në botë… kupton ku ke perfunduar…. Thua që raporti i DASH copy paste sikur të jetë administrate.

Edi Rama: Mos na tregoni ne se nga kush duhet të distancohemi. Mos na e qani hallin as për marrëdhëniet me Amerikën, me Europën dhe shqiptarët. Janë tre marrëdhënie që për fat të keq të këtij vendi dhe për shkakun tuaj janë ekskluziviteti ynë./m.j

Next Post
Kryeministrja daneze premton më shumë armë për Ukrainën: Nuk do ta lemë vetëm popullin tuaj

Kryeministrja daneze premton më shumë armë për Ukrainën: Nuk do ta lemë vetëm popullin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

February 5, 2026
Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

February 5, 2026
“Veliaj paguan avokatë amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

“Veliaj paguan avokatë amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In