• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Debati për rritjen e akcizës gazit, sa shkon dhe kush preket

by Java News
16/11/2016 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Ahmetaj tha dje në Komisionin e Ekonomisë se në paketën fiskale të vitit të ardhshëm bëhet korrektimi i akcizës së gazit të lëngshëm 13 lekë/litër vetëm për automjetet, ndërsa gazi që përdoret nga qytetarët do të vazhdojë të mbetet i pataksuar. Efekti në të ardhurat e buxhetit llogaritet 0,6 miliardë leke, raporton “Panorama”.

Ministri shpjegoi edhe arsyet e aplikimit të taksës. “Qeveria ka paraqitur dhe një paketë fiskale që është më shumë disiplinuese dhe thjeshtëzuese, sesa e orientuar nga rritja e të ardhurave. Paketa fiskale shoqërohet me korrektimin e gazit të lëngshëm për automjetet me 13 lekë për litër. Vetëm për automjetet që përbëjnë 3 për qind të përdorimit të gazit. Pra jo për qytetarët, jo për përdoruesit shtëpiakë, vetëm për makinat. Efekti është rreth 0,6 miliardë lekë”, u shpreh ministri i Financave.

DEBATI
Deputeti i maxhorancës, Shkëlqim Cani, kërkoi arsyet e vendosjes së taksës dhe masat që do t% merren për të ruajtur raportin e përdorimit të gazit dhe aplikimin e taksës referuar vendeve të tjera. Ministri i Financave tha se nuk do të ketë ndryshim të akcizës së gazit që përdorin qytetarët, ndërsa pohoi se akciza do të rrisë sigurinë për qytetarët.

“Ne kemi vendosur që gazin e lëngshëm për popullatën ta mbajmë pa akcizë, ndërsa për makinat unë e konsideroj korrektim akcizën në gazin e lëngshëm. Në këndvështrimin e Ministrisë së Energjisë sot, 3 për qind e automjeteve përdorin gazin e lëngshëm. Nga ana fiskale, disiplinimi i kësaj pjese na shkon për shtat. Në të njëjtën kohë, Ministria e Energjisë mendon se kjo masë i shkon për shtat edhe në aspektin e sigurisë të furnizimit të qytetarëve me gaz të lëngshëm në pika të certifikuara dhe jo në benzinate dosido ku mund të ketë mungesë sigurie të furnizimit”, pohoi ministri.

Ahmetaj tha se taksa mbi gazin e lëngshëm aplikohet në shumë vende të BE­së. “Sot çmimi i gazit të lëngshëm është 60 lekë/litër dhe sipas direktivës, gazi i lëngshëm akcizohet, është mall akcize në shumë e shumë vende. Kjo është racionalja që kemi përdorur. Shumica e vendeve të BE­së përdorin akcizë për gazin. Direktiva e rekomandon këtë gjë, por ne kemi gjykuar që të vazhdojmë që gazin e lëngshëm për qytetarët mos ta taksojmë dhe për këtë jemi të vendosur”, u shpreh ministri.

I pyetur nga deputeti i maxhorancës, Andrea Marto, për kontrollin që gazi për makinat mos të shitet në pikat ku furnizohen qytetarët, ministri Ahmetaj tha se administrata tatimore dhe doganore do të bëjnë verifikime në terren.

“U përket qoftë Tatimeve dhe Doganave, por kryesisht Doganave, që është institucioni përgjegjës për akcizën, që të hartojë procedurat e duhura dhe të bëjë kontrollet në terren”, u shpreh Ahmetaj. Opozita e kundërshtoi vendosjen e akcizës së gazit, ndërsa e cilësoi të pamundur ndarjen e aplikimit të taksës.

“E vetmja gjë që ishte lënë për qytetarët të konsumonin një gjë me çmim të lirë, vini këtu dhe vini akcizë, duke thënë se do ta ndajmë përdorimin e gazit nga qytetarët. Është e pamundur të ndahet”, u shpreh deputeti Bode.
Panorama/d.i.

Next Post
Shqipëria në borxhe, ish-drejtori i Albtrans tregon si e zhvilloi Enveri kontrabandën e cigareve

Shqipëria në borxhe, ish-drejtori i Albtrans tregon si e zhvilloi Enveri kontrabandën e cigareve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In