• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Debati për një femër/ Si u vra nga çobani 29-vjeçari në Gramsh

by A R
22/09/2016 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I riu 29-vjeçar u masakrua dje me thikë nga bashkëfshatari i tij pas sherrit për një femër. Policia e ndodhur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar viktimën i cili është Ardjan Mesiti, ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes ka arrestuar edhe autorin, 25 vjeçarin Arlind Llalla.

Viktima Ardian Mesiti

Policia sqaron se shkak i ngjarjes me pasojë një viktimë ka qenë një konflikt për motive të dobëta, i cili ka nisur në ambjentet e një lokali në fshat, dhe më pas autori e ka kryer krimin në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh, ku edhe 29-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëherëshme si pasojë e goditjeve me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërsa Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen, mësohet se është arrestuar edhe Xhuljan Kokomeci, 39 vjeç, banues në  fshatin Llallë Gramsh, pasi dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallëzuar për motivet dhe rrethanat e saj.

MOTIVI

Nga veprimet paraprake proceduriale , ka rezultuar se shtetasi Arlind Llalla se bashku me shtetasin Xhulian Kokomeci, kishin lene takim me shtetasin Ardian Mesiti tek nje lokal i cili ndodhet ne hyrje te fshatit Llalle per arsye se Ardiani e kishte akuzuar Arlindin se i kishte ngacmuar nje pjestare te rrethit familjar te tij.

Pasi jane takuar ne lokal, shtetasit e mesiperm jane konfliktuar fizikisht ndersa kane hyre disa kliente te lokalit te cilet i kane ndare. Pasi jane larguar, rreth 1 km larg lokalit shtetasit Ardian Mesiti dhe Arlind Llalla jane konfliktuar perseri fizikisht, ku per pasoje , shtetasi Ardian Mesiti eshte goditur 3 here me thike nga shtetasi Arlind Llalla dhe ka humbur jeten.

Autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes, ku, pas rrethimit te bere nga forcat e policise eshte kapur.

Jane shoqeruar disa persona te cilet kane dijeni per rrerthanat e ngjarjes , te cilet kane dhene deklarimet perkatese lidhur me zhvillimin e ketij konflikti. Jane sekuestruar pamjet filmike te lokalit ku ka ndodhur konflikti mes dy shtetasve per te dokumentuar ngjarjen e ndodhur.

Ne bashkepunim me Prokurorine jane kryer veprimet nga ku eshte zbardhur plotesisht kronologjia e ngjarjes se rende.

Vrau me thikë të riun pas sherrit, autori harroi xhupin dhe celularin në vendngjarje

Zbardhen detaje nga vrasja në Gramsh, ku 29-vjeçari humbi jetën pasi u vra me thikë. Policia njofton zyrtarisht se ngjarja ndodhi në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh.

Burimet zyrtare policore konfirmuan se viktimë ka mbetur shtetasi Ardian Mesiti. Autori sipas bluve është shtetasi Arlind Llala dhe është arrestuar pak pas ngjarjes.

“Pas njoftimit të marrë se në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh, është gjetur një person i vrarë me mjete të mprehta”- tha policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë dhe kanë konstatuar se viktima i përket shtetasit AM. 29 vjeç, banues në fshatin Shemrize Gramsh.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një ciklomotor, një aparat celular që dyshohet se i përkasin viktimës.

Ndërkohë që u gjet një xhup i zi dhe një aparat celular që dyshohet se i përkasin autorit të krimit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Arlind Llala, 25 vjeç, banues në fshatin Llallë Gramsh./Panorama/a.k

Next Post
VIDEO/ Grushte në një tramvaj në Beograd, në konflikt edhe nëna me foshnje në gji

VIDEO/ Grushte në një tramvaj në Beograd, në konflikt edhe nëna me foshnje në gji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In