• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati për Kodin Zgjedhor/ Ambasadori britanik: Marrëveshja e 5 qershorit nuk u shkel

by Ardit Rada
13/10/2020 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman nga Korça, ku mori pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja për dhomën miqësore të intervistimit të fëmijëve për Policinë e Shtetit në komisariatin e policisë Korçë, bëri disa deklarata të rëndësishme politike.

Norman tha se ambasada britanike në Shqipëri ka qenë ngushtësisht e përfshirë në reformën zgjedhore dhe në zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Ai shton se marrëveshja e 5 qershorit nuk u ndryshua dhe ndryshimet që erdhën më pasojë e asaj marrëveshjeje.

“Siç jeni në dijeni, Britania e Madhe, Ambasada Amerikane dhe ajo e BE-së kanë qenë ngushtësisht të përfshira në reformën zgjedhore dhe në marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilat u desh një kohë e gjatë pune për të arritur që të përputhej me rekomandimet që ka bërë OSBE ODHIR në lidhje me të.

Kjo gjë nuk ka ndryshuar. Pra, marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar. Ato që kanë ndryshuar janë ato çfarë u pasuan me ndryshimet kushtetuese pas miratimit të 5 qershorit. Unë po them atë që kam thënë më parë, se qeveria britanike është e zhgënjyer që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çfarë ishte dakordësuar në 5 qershor. Kjo gjë nuk ka ndryshuar për sa i përket ambasadës sonë. Pjesa për të cilën unë jam zhgënjyer është fakti që Shqipëria ka një kohë të gjatë bërjesh reformash në mënyrë konsensuale dhe këtë herë kjo gjë nuk ndodhi”, tha ai.

Norman shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ky është burimi i shqetësimit tim. Mendoj se nuk do ishte e drejtë si ambasador të komentoja mbi atë çfarë është ose jo e drejtë të bëjë presidenti i një vendi. Në mendimin tim është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më parë sepse mendoj që luan një rol të rëndësishëm ,pra duhet të jetë prioritet absolut formimi saj.

Përsa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme çdo vend mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme për sa kohë politikanët punojnë ta bëjnë këtë gjë që të ndodhë. Ndonjëherë dëshira ose vullneti politik është më i mirë sesa sistemi politik”, u shpreh ambasadori britanik.

Norman nuk pranoi të përgjigjet nëse këto vendime të maxhorancës socialiste dëmtojnë integrimin e Shqipërisë, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e BE-së dhe për këtë duhen pyetur ambasadorët e Bashkimit Europian.

/e.rr

Next Post
Dita për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë, “Emergjencat Civile” aktivitete në çdo qytet

Dita për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë, “Emergjencat Civile” aktivitete në çdo qytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In