• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Debati për gjuhët në RMV, Mexhiti: Kësaj pune “i ka vdek nona”, nuk mund ta prekë askush shqipen!

by A R
11/12/2024 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti dha garancinë se gjuha shqipe nuk do të preket.

Sipas tij koalicioni VLEN do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe ka pasur guximin që me dinjitet të shtrojë për diskutim me VMRO/DPMNE çështje si ajo e gjuhës që dikur cilësoheshin tabu.

“E thash edhe paradites sot se VLEN është garant i të drejtave të shqiptarëve, I ligjit të gjuhëve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, për avancimin e gjuhës dhe të mos jap përgjigje me diplomaci, garantojmë se kësaj pune i ka vdek nëna. Askush nuk merr guximin për të prekur gjuhën shqipe në Maqedoni”, u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi më tej se edhe në rastin më të keq, nëse Gjykata vendos të abrogojë ligjin për gjuhët ku përcaktohet që e njeh shqipen si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20% e popullsisë, është Kushtetuta ajo që ka përcaktuar përdorimin zyrtar të shqipes në Maqedoninë e Veriut si të drejtë obligative.

“E para duhet të dallojmë përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është kategori më e lartë sesa ligji në fjalë. Është kategori kushtetuese. Këtë e ka vërtetuar me deklaratë Presidentja, Kryeministri dhe unë si zv-kryeministër dhe faktorë të tjerë politikë në vend, që nuk ka askush ide apo mundësi për të abroguar një të drejtë kushtetuese pra të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Unë mendoj që debati do të jetë i paafatë dhe në fund konkluzioni do të jetë se kjo do të jetë e drejtë kushtetuese dhe nuk ka arsye për të debatuar a duhet të ekzistojë apo jo. Por të marrim edhe variantin më të keq, që gjykatësit e abrogojnë këtë ligj, ne do të sjellim ligj të njëjtë apo më të mirë në parlamentin republikan. Nuk ka pse mërzitet as opinioni brenda, as jashtë pasi vete fakti që është de drejtë kushtetuese është më e madhe se ligji në fjalë”, sqaroi Mexhiti.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë deri në mars me ligjin për gjuhët dhe debatin që ka krijuar në vend, Mexhi tha se “shqiptarët janë më mirë se asnjëherë më parë” në Maqedoninë e Veriut.

“Për herë të parë shqiptarët pas 20 viteve kanë dy taborë politike dhe ka konkurrencë politike. E mira është që konkurrenca të jetë në ide, platforma dhe programe. Garancia më e madhe për shqiptarët është se në qeveri i përfaqëson një gjeneratë e re që nuk ka hipoteka të së kaluar. E cila e ka përkushtim dhe hyjnore gjuhen shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve. Sepse nuk kemi hipoteka për të harxhuar mandatin dhe votat e shqiptarëve për ta shpëtuar Nikolla Gruevskin dhe Sasha Millajkovin. Këtë e vërtetoi DASH-i duke shpallur zv/kryeministrin e kaluar non-grata, për korrupsion në gjyqësi, pra për t’i shpëtuar kasapët që i kanë vrarë shqiptarët në të kaluarën dhe i kanë burgosur shqiptarët, e abroguar të drejtat e tyre. Çështja shqiptare është pritoritet para karrigeve tona”, nënvizoi ai.

/a.r

Next Post
Gara për 48 shefa komisariatesh, shpallet lista e pikëve për secili prej aplikantëve

Gara për 48 shefa komisariatesh, shpallet lista e pikëve për secili prej aplikantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

Agjencia e lajmeve opozitare iraniane: 300 anëtarë të milicisë Basij të vrarë në sulmet gjatë natës nga Izraeli

March 17, 2026
Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

Macron: Gjysma e ardhshme e shekullit do të jetë një epokë e armëve bërthamore

March 17, 2026
Kontrabanda e naftës ‘vergine’, vendimi që çoi në pafajësinë e ish drejtuesve të doganës

Nafta me racion/ Britania ndërhyn, do të ofrojë 50 mln paund mbështetje

March 17, 2026
Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

Zgjedhjet në PD, Tritan Shehu: Sali Berisha do të rizgjidhet, mos u lodhni kot

March 17, 2026
Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

March 17, 2026
Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

Fredi Beleri dështon në Kushtetuese. Gjykata nuk pranon të gjykohet dënimi i tij me burg

March 17, 2026
SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

SPAK dhe ambasadorët të shantazhueshëm nga Berisha

March 17, 2026
BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

March 17, 2026
OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

OKB kërkon akses për të hetuar sulmin vdekjeprurës ndaj shkollës në Iran

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In