• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati mes MPJ bullgare dhe Ramës/ Partia e Lirisë: Do kemi pasoja me BE, Bullgaria do ndjekë rrugën ndërkombëtare

by Java News
31/08/2022 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë , Agim Nesho i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën në forumin e Bled, se ‘Bullgaria për tetë vite ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE’.

Ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka deklaruar se këtë deklaratë anti-Bullgare dhe anti-europiane do ta ndjekë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe europiane.

Gjithashtu në një komunikim për mediat, Nesho tha se një vend mik i Shqipërisë ngre alarmin për retorikën e kësaj qeveria, duke shtuar se Rama po provokon vendet e Europiane dhe po përpiqet të imponojë një agjendë joeuropiane.

“Partia e Lirisë e shikon këtë politikë të personalizuar të zotit Rama dhe shumë të rrezikshme për të ardhmen e Shqipërisë.”, tha Nesho.

Deklarata e plotë:

Në përgjigje të retorikës boshe por të qëllimshme të Kryeministrit Rama në forumin e Bled, se ‘Bullgaria per tetë vite ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE’, Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka deklaruar se këtë deklaratë anti-Bullgare dhe anti-europiane do ta ndjekë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe europiane.

Akuzat për shpifje ndaj kryeministrit Rama, të bëra nga një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe anëtar i NATO-s, një vend historikisht mik i Shqipërisë, ngre alarmin për diskursin anti-europian në të gjitha planet: ndaj politikave të BE-së, ndaj vendeve të vecanta si dhe dështimin në plotësimin e kërkesave themelore të Parlamenit Europian, Bundestagut Gjerman, për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.

Duket se zoti Rama, autokrati i ri i Shqipërisë, po perpiqet të imponojë një axhendë jo europiane për Shqipërinë, duke kritikuar, provokuar vendet europiane dhe vetë Bashkimin Europian për të bllokuar procesin e përbashkët konsensual të integrimit të vendit tonë në BE.
Partia e Lirisë, e shikon këtë politikë të personalizuar të zotit Rama si shumë të rrezikshme dhe me pasoja për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

Qeveria Shqiptare e zotit Rama duhet të kuptojë, që shtetet europiane si Franca, Hollanda, Bulgaria ishin preteksti.

Por fakti real, ishte në mungesën e vullnetit politik të kësaj qeverie për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, kapjen e shtetit, etj.

Siç është edhe sot, vullneti i kryeministrit dhe shumicës së tij parlamentare, për të miratuar ligje anti-europiane, si “Pashaportat e Arta”, Amnistia Fiskale Kriminale, Projektet Strategjike pa transparencë dhe duke përjashtuar investitorët Europianë.Pasioni, për t’ju përkushtuar Ballkanit të Hapur nga qeveria Rama si dhe zbatimi i axhendave rajonale të miqve të rinj ballkanik, sjellin si pasojë qëndrimet provokative ndaj Bullgarisë dhe mospëlqimi dhe kritikat ndaj BE-së.

Partia e Lirisë shpreh keqardhjen për këto raporte të panevojshme dhe të dëmshme ndaj një vendi mik si Bullgaria, dhe do të qëndrojë e angazhuar për bashkëpunim të sinqertë, me gjithë vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian./m.j

Next Post
Sali Lushaj shoqërohet në polici, reagon i biri Stresi: Babai ka një armë me leje, u ndalua me tendencë

Sali Lushaj shoqërohet në polici, reagon i biri Stresi: Babai ka një armë me leje, u ndalua me tendencë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Per cilen BE e ka fjalen ky nesho,akoma se ka marre vesht ky,qe sa te jete edvin hajduti ska BE.Me hajdute,spiun e komunista ska Be,per fatin tone te keqe ne te gjithe i kemi te tille,plus anti SHqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

February 13, 2026
Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

February 13, 2026
Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

February 13, 2026

Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In