Përplasja e ditës së djeshme mes gazetares së SyriTV Ambrozia Meta, dhe kryeministrit Edi Rama “mori dhenë” e u bë tema më e dikutuar e këtyre dy ditëve.
Ndërkohë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, ka bërë një reagim gazetarja dhe përkthyesja Albana Nexhipi Lekaj. E cila është shprehur se mënyra se si gazetarja Ambrozia Meta ka komunikuar me kryeministrin është fyese për çdo gazetar që e ka të qartë pozicionin e vet.
Duke shtuar më tej se: “Gazetari bën pyetje, heton, nuk zihet me të pyeturin si ta ketë shemêr (veç në do të faktorizohet pa ndonjë meritë profesionale), sepse e devijon nga çêshtja. Gazetari bën pyetje me dinjitet, dhe nese ka paqartesi vazhdon me pyetje, jo me sherr”
Albana Nexhipi Lekaj, ka theksuar më tej se analiza duhet bërë me fakte, duke sugjeruar që gazetarja do të duhej të gjente sinkronin e asaj që pretendonte të kishte thënë Rama (pra burg për ata që s’paguajnë dritat) dhe duke e gjetur këtë ta nxirrte atë “mashtrues”, e në këtë mënyrë “publiku do ta kuptonte vet”.
“Mua me duket sikur e faktorizojnë kot këtë çupen, se nuk me duket se bën ndonjë gazetari profesionale.Thjesht kamikaze pa ndonjë benefit për publikun. Por, qofsha gabuar! Jam për etikën në komunikim. THEKSOJ: Pyetjen e kishte yll. Atë sherrin, mysybet” përfundon statusin e saj Lekaj.
Unë mund ta kem shumë gabim, por mënyra se si gazetarja Ambrozia Meta komunikon me Ramën, ëahtë fyese për çdo gazetar qe e ka të qartë pozicionin e vet. Gazetari bën pyetje, heton, nuk zihet me të pyeturin si ta ketë shemêr (veç në do të faktorizohet pa ndonjë meritë profesionale), sepse e devijon nga çêshtja. Gazetari bën pyetje me dinjitet, dhe nese ka paqartesi vazhdon me pyetje, jo me sherr. Dhe analizen pergjigjes pastaj, ia ben me fakte, me një montazh te mire. Ka thene Rama “Burg për ata qe s’paguajne dritat”? Gjeje sinkronin dhe bashkëngjitja asaj që thotë Rama, duke e nxjerrë mashtrues. Dhe publiku e kupton vetë. Mua me duket sikur e faktorizojnë kot këtë çupen, se nuk me duket se bën ndonjë gazetari profesionale.Thjesht kamikaze pa ndonjë benefit për publikun. Por, qofsha gabuar! Jam për etikën në komunikim.
THEKSOJ: Pyetjen e kishte yll. Atë sherrin, mysybet /TEMA?











