• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Debati mbi sitemin, kompleks”/ PD: S’kemi dijeni për propozimin e ambasadores amerikane

by Java News
30/05/2020 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nuk është e gatshme të shtrojë si kusht të vetin ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në një intervistë për TvT, Sekretari për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso, shprehet në mënyrë evazive për këtë çështje duke cilësuar se debati për sistemin është kompleks.

“Debati mbi sitemin është një debat kompleks dhe joshterues për sa kohë do të konsumohet vetëm nga një aktor politik ose jo.

Nuk ka në asnjë standard ndërkombëtar të gjithëpranuar lidhur me supremacinë e një sistemi mbi një tjetër.

Në këtë kontekst mund të them se të gjithë sistemet zgjedhore janë demokratikë dhe adresojnë nevoja të shoqërive në faza të ndryshme të zhvillimit demokratik të tyre si dhe të pjekurisë institucionale të këtyre të fundit.

E rëndësishme është që ai, i cili përzgjidhet si i duhuri të ketë një konsensus të lartë publik çka do të garantonte që të aktorët e një gare zgjedhore, si dhe të gjithë zgjedhësit, t’i afroheshim procesit zgjedhor me besim dhe me vullnet për të bërë diferencën”, thotë Kaso.

Lidhur me një propozim të ambasadës amerikane, Kaso deklaron se nuk ka dijeni për një ide të tillë.

“Nuk kam dijeni të ketë ndonjë propozim të kësaj natyre, për sa kohë që ende nuk kam parë një propozim të tillë të formalizuar zyrtarisht dhe asnjë përfaqësi të marrë ende autorësinë e propozimit.

Si rrjedhojë çdo debat në këtë drejtim, atë të vlerësimit të prevalencës së një sistemi mbi një tjetër, më duket i parakohshëm”, vijon ai.

Kjo çështje ngjan përfundimisht e mbyllur nga të tri partitë kryesore ndonëse në parim kreu i PD-së, është shprehur për sistem mazhoritar.

Dakordësia për sistemin e tanishëm është në një farë mase dakordësi për të mbyllur rrugët e penetrimit të subjekteve të tjera që mund të shfaqen në një kohë kur vlera e përfaqësimit të politikës aktuale ngjan të jetë në minimumin historik.

g.kosovari
Next Post
“Vala e dytë e COVID do të jetë më e lehtë”/ Mjeku shqiptar në Itali: Ja pse po rriten rastet në Shqipëri

"Vala e dytë e COVID do të jetë më e lehtë"/ Mjeku shqiptar në Itali: Ja pse po rriten rastet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In