• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Debati mbi çmimin e energjisë, kreu i KESH tregon pse u ul tani tarifa

by S T
08/01/2025 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Performanca e mirë, reduktimi i humbjeve dhe rritja e nivelit të arkëtimit nga OSSHE, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në vendimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Këtë konfirmoi në studion e Ditarit me Andi Nurjan, administratori i KESH-it, Erald Elezi, duke përjashtuar marrjen e këtij vendimi për arsye elektorale.

Në A2 CNN ai tha se ky vendim erdhi pas një analize të gjatë dhe pritet që ky çmim të ketë kohëzgjatje.

“Ky vendim u mor në këto momente se është rezultat i një reforme të thellë në sistemin elektro-energjetik kjo reformë ka nisur në 2013-2014, sot janë pjekur kushtet që të gjitha kompanitë e sistemi elektro-energjetik të jenë në gjendje shumë të mirë dhe të bëjnë këtë ulje. Performanca e këtyre kompanive, kemi arritur që të kemi mundësinë për të përballuar këtë ulje. Performanca e mirë e OSSHE që lidhet me reduktimin e humbjeve që përkthen në të ardhura direkte dhe nivel arkëtimesh rekord që është meritë e OSSHE që ka arritur 100.5% niveli i arkëtimeve, por edhe KESH për shkak të diversifkimit të portofolit dhe aseteve të reja që do na shtohen, bën që të kemi më shumë flukse dhe të ulim energjinë për konsumatorin familjar. Mund të ketë zëra që thonë për arsye elektorale por nuk vjen si pasojë e një vendimmarrje politike por si rezultat i një analize që ka zgjatur shumë kohë dhe na tregon që mund ta përballojmë këtë çmim. Pritshmëria është që ky çmim të ketë kohëzgjatje”, tha ai në A2 CNN.

Nga ky vendim sipas Elezit do të kursehen në total në vit 3.1 miliardë. Sipas tij, në favor të shqiptarëve nuk është fasha, pasi ajo nxit konsumin, kurse kategorizimi nxit kursimin e energjisë.

“Në favor të shqiptarëve nuk është fasha, sepse vendimi i sotëm nuk është vendosje fashash por kategorie konsumi. Të gjithë që janë në 70kë do paguajnë çmim të reduktuar ata që janë mbi 700 do të paguajnë njësoj. Fashat incentivojnë konsum. Kurse kategorizimi i konsumit incentivon kursimin e energjisë. Efekti total i këtij kursimi është 3.1 miliardë në total në vit dhe bëhet fjalë për 95% të konsumatorëve. 3.1 miliardë para të kursyera janë para që kursehen nga konsumatorët. Efekti nuk është qesharak, por përballohet nga kompanitë e sektorit energjetik. Janë rreth 1mln e 70 mijë konsumatorë, efekti real i këtij vendimi do të duket kur të shohim incentivën për uljen e konsumit”.

Në studion e A2 CNN, kreu i KESH-it theksoi se synimi i qeverisë është në vitin 2029 Shqipëria të kthehet në eksportues neto dhe të heqë varësinë e saj nga reshjet, duke diversifikuar portofolin. Elezi pohoi se shumë biznese po i drejtohen energjive të rinovueshme

“Qëlllimi është që në vitin 2029 Shqipëria të kthehet në eksportues neto dhe të heqë varësinë e saj nga faktorët atmosferikë, siç jemi sot të varur nga reshjet. Kjo bëhet përmes incentivave të investimeve në energji të rinovueshme dhe Prodhim i energjisë së rinovueshme nga investitorë privatë apo biznese. Ka nisur një proces që na ka ndihmuar për uljen e çmimit. Janë 200 megavat energji që do prodhohen nga era. Diversifikimi i portofolit është zgjidhja e vetme që të mos kemi varësi nga reshjet dhe hidrocentralet që KESH zotëron dhe të përballojmë gropën që krijohet nga stina e thatë e vitit. Ne shikojmë reduktim të konsumit në orët e diellit, ka rritje të kosnumit gjatë darkës, rritje galoponte gjatë verës, por rënie e lehtë gjatë diellit sidomos në zona të caktuara. Të gjitha bizneset po i drejtohen kësaj skeme. Jemi lider në rajon. Bizneset shqiptare po drejtohen drejt energjive të rinovueshme”.

Një punë e mirë sipas tij është bërë edhe në arkëtimet e borxheve të Ujësjellës-Kanalizimeve

“Është bërë revolucion sa i përket Ujësjellës Kanalizimeve. Arkëtimet kanë arritur në masën 85 % dhe kanë filluar të shlyejnë borxhet. OSSHE do të nisë fushatën për të reduktuar masën e borxhit”.

Sa u përket investimeve të ardhshme në KESH, Elezi njoftoi se në fokus është diversifikimi i portofolit të KESH.

“Po presim të investojmë në energji të rinovueshme. Po presim që të nisim impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës, impiant në zonën e Belshit të bashkëfinancuar nga BERZH dhe teknologji të avancuara”.

Next Post
Dokumente “përvëluese” për Belind Këlliçin në SPAK, si shantazhoi drejtoreshën e “Harry Fultz” dhe si u përpoq të mbulojë falsifikimin e diplomës

Dokumente “përvëluese” për Belind Këlliçin në SPAK, si shantazhoi drejtoreshën e “Harry Fultz” dhe si u përpoq të mbulojë falsifikimin e diplomës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In