• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati me LBGT, Doda në kundërsulm: Tregoni fondet, merrni miliona euro për xhiro me biçikleta

by Java News
15/08/2016 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesila A mundet të kuptojmë dhe të dimë sa fonde, kujt i jepen dhe për çfarë qëllimeve u shkojnë këtyre organizatave dhe programeve, të cilat marrin fonde miliona euro dhe që aktivitetet e vetme janë, kur dalin me biçikletë në bulevard apo kur shkruajnë letra të tilla?

Deputetja Mesila Doda i është përgjigjur me një letër Komisioneres për Antidiskriminimin, Irma Baraku, në lidhje me kërkesën për dënimin e saj nga homoseksualët që udhëhiqen nga Altin Hazizaj.

Doda thotë se nuk ka ndër mend të fshihet pas Kushtetutës, ku thuhet që deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit.

Ajo thotë se po kërkohet cënimi i fjalës së lirë, madje i lirisë së besimit. Sipas Mesila Dodës, mbrojtja e familjes burrë-grua është përçim në sallën e Kuvendit të qëndrimit të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Askush sipas saj, nuk mund të ndalë sërish besimin në Zot në këtë vend, lirinë e shprehjes së mendimeve dhe qëndrimeve të ndryshme.

Në fund të letrës deputetja kërkon nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, zyrat përkatëse të kontrollit të donacioneve dhe fondeve, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të bëhen publike sa fonde jepen, kujt i jepen dhe për çfarë qëllimesh u shkojnë organizatave dhe programeve, të cilat marrin miliona euro, kurse aktivitete e vetme janë, tek dalin në bulevard me biçikletë apo kur shkruajnë letra të tilla?

Këto fonde jepen, ndërsa është shumë e vështirë të mbështeten viktimat e trafikimit, fëmijët e braktisur, viktimat e dhunës në familje.

Më poshtë letra e plotë e deputetes Mesila Doda ndaj Komisioneres për Antidiskriminimin:

E nderuar zonja Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku,

Kisha zgjedhur qetësisht të mos jepja më asnjë përgjigje për një argument që e quaj të mbyllur, ndaj edhe sulmeve personale nga njerëz të njohur, të panjohur apo ish-miq nuk u jam përgjigjur publikisht, pasi besoj se detyrën time e kreva, ndaj asnjë insinuatë apo fyerje, vanitet bosh ekzibicionistësh apo tërbim histerie e vulgariteti nga ata që nuk arritën dot ndryshimin që shpresonin, nuk do kishte kuptim të merrte kundërpërgjigje. Çdo përgjigje e dhënë me këtë rast, thjesht do zvogëlonte rëndësinë e rezultatit që u arrit dhe do vishte me tone absurde protagonizmi një akt që në të vërtetë është qëndrim i një pjese të madhe të deputetëve dhe shoqërisë shqiptare.

Por, pasi u njoha me letrën tuaj dhe me shqetësimin që kishte ardhur nga përfaqësuesit e organizatës LGBT dhe Ambasadës Pink, në të cilën kërkohej dënimi im si parlamentare, meqë në në një fjalim timin kam diskriminuar komunitetin LGBT, jam e detyruar t’ju kthej një përgjigje.

Do ishte krejt e thjeshtë për mua në përgjigje të letrës suaj t’i referohesha Kushtetutës së Republikës Së Shqipërisë – Neni 73 pika 1, në të cilin është shprehur qartësisht: Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit.

Me këtë rast çdo debat do përfundonte këtu, me argumentin juridik të mbrojtjes speciale që Kushtetuta i jep fjalës së lirë në sallën e Parlamentit të Shqipërisë.

Por, kjo do të ishte fort e thjeshtë dhe toleruese për atë precedent kufizim-lirie, fjale e mendimi që u kërkua nga një grupim, ndaj zgjedh me ndërgjegje që t’ju dërgoj një sqarim të një lloji tjetër, Ju, palës denoncuese dhe me këtë rast gjithë opinionit publik, e bindur që më shumë se mbrojtja ime opinioni ka nevojë të njohë të vërtetën e një çështje që u mbulua, u fsheh dhe u përdor, e më së fundi po kërkon të diskriminojë fjalën e lirë dhe bindjen e ndryshme në tempullin e fjalës së lirë, në Kuvendin e Shqipërisë.

Nisur nga shqetësimet e shkresës suaj do mundohem të shpjegoj a ishte i nevojshëm një fjalim i tillë në Parlament? A ishte diskriminues? A ishte e ndaluar të përmendja e të apeloja besimin tim dhe të kolegëve në sallën e Parlamentit?

Si deputete e Parlamentit të Shqipërisë kam detyrim të shpreh gjithë shqetësimin tim dhe të mijëra burra e grave shqiptare, për çështje të tilla që sjellin si pasojë ndryshimin e modelit tonë shoqëror të bazuar mbi familjen tradicionale Burrë-Grua dhe fëmijët që rrjedhin nga ky bashkim. Si qënie njerëzore e lirë, si grua, si nënë, si njeri që nuk ka asnjë frikë e drojë të bërtasë për të vërtetat ku beson, kam detyrimin që t’i kërkoj secilit deputet që beson tek të njëjtat vlera, që individualisht të respektojë bindjet e veta, më së pari Besimin e tyre në Zot, Familjen e tyre dhe më pas vendimet politike të forcës ku merr pjesë. E theksoj Besimin, sepse ende paska të marrë që kujtojnë se Zoti është i ndaluar për t’u përmendur e për ta pasur pikë referimi absolute në jetën e tij, familjen e tij dhe në jetën publike po ashtu. Ka nga ata që besimin në Zot e quajnë injorancë, opium për popullin, të papërshtatshëm për ta shqiptuar në publik…e për më tepër, ruajna Zot në sallën e Parlamentit të Shqipërisë.

E nderuar zonjë, unë besoj në Zot dhe nuk duhet të kem asfare kurajo për ta pohuar publikisht e personalisht, sepse është normalitet, ndaj ta harrojë kush se mundet që besimin tim ta deklarojë të ndaluar për ta përmendur në sallën e Parlamentit a kudoqoftë. E ndjej veten po aq krenare, kur i drejtohem kolegëve e miqve të mi myslimanë e të krishterë, por edhe atyre që ende nuk e kanë gjetur Hyun në jetën e tyre, por që besojnë në vlerat e një shoqërie më të mirë, solidare e në shërbim të jetës dhe i kërkoj që të bashkojmë zërat dhe votat për të ruajtur atë pak që ka mbetur nga një model dashurie dhe ndihme që duhet t’i japim familjes shqiptare që sot është më shumë se kurrë në udhëkryq e sulmuar nga varfëria, mjerimi, mungesa e vlerave, me të cilat u rritën e u edukuan brezat. Besoj në modelin e familjes tradicionale dhe ky nuk është diskriminim për askënd. Besoj se burrë a grua lind e nuk e vlerëson dot një ditë në mëngjes, kur çohesh dhe ndjehesh se ke një gjini tjetër nga ajo që Hyu të dha, kur të solli në tokë, a rasti ta solli nga stërgjysh majmuni për ata që nuk besojnë, ndaj nuk besoj se njeriu e zgjedh gjininë, por e ka dhe e jeton, e respekton atë qetësisht.

Nuk gjykoj e as marr përsipër të shoh se si e jetojnë gjindja seksualitetin e tyre e as të fshehtat e dhomës së gjumit. Bindja ime njerëzore dhe besimi im më ndalon që të diskriminoj a të përbuz dikë qoftë edhe për këtë arsye, por kjo që kërkojnë prej meje është e tepërt. Po kërkojnë të kyçin e të dënonjnë fjalën time në Parlament, sepse do shoqata nuk arritën dot me dredhi qëllimin e tyre për të ndryshuar? Po kërkojnë që të diskriminohet dikush për bindjet dhe besimin e tij? Po kërkojnë të diskriminohet dikush për fjalën e lirë? Kjo nuk ndodh dhe nëse dikush mundet në histeri a disekuilibër momental ta kërkojë. Mbetem përballë në anën e Familjes natyrale, Besimit dhe Fjalës së lirë.

Më së fundi po shtoj një shqetësim timin përkundër kësaj rryme moderne që konsideron si diskriminimin më shqetësues të shoqërisë sonë, atë të homoseksualizmit.

Në këtë vend ka gra të keqtrajtuara e të trafikuara, ka fëmijë shqiptarë e të rritur, romë, ballkano-egjyptas, veriorë a jugorë, jetimë që nisin jetën duke mbledhur mbeturina, duke shitur cigare e duke jetuar çdo ditë të zhytur në mjerim dhe e gjithë shoqëria, përfshirë mua dhe Ju, bëjmë kinse nuk i shohim, të bindur se nuk kemi fuqi të ndryshojmë këtë egërsi dhe diskriminim. Nuk shoh programe a fonde, por edhe kur jepen përfundojnë nuk e di se ku. Ky është prioritet, kjo është Shqipëria që ka nevojë për ndihmë, fëmijë, gra e burra, familje që nuk ndihmohen…

Me këtë rast do kërkoja publikisht nga institucionet zyrtare, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, zyrat përkatëse të kontrollit të donacioneve dhe fondeve, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale: A mundet të kuptojmë dhe të dimë sa fonde, kujt i jepen dhe për çfarë qëllimeve u shkojnë këtyre organizatave dhe programeve, të cilat marrin fonde miliona euro dhe që aktivitetet e vetme janë, kur dalin me biçikletë në bulevard apo kur shkruajnë letra të tilla?

Kjo do të ishte një pikë e mirë nga ku duhej të niste një e vërtetë që sot fshihet, maskohet e më pas zbukurohet me lobingje të fshehta a të hapura, politikanësh e ndërkombëtarësh. Kjo nuk është çështje diskriminimi!!! Kjo është kryekëput çështje fondesh dhe shumash marramendëse që kanë shkuar nuk e di se ku dhe tash po kërkohen të përvetësohen ende të tjera miliona, kinse ky është një vend ku ka një persekutim të thellë të homoseksualëve. Në të vërtetë e vetmja gjë që doli haptaz është kjo, këtu ka një urrejtje dhe diskriminim për fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe. Ky grupim i fuqizuar ekonomikisht dhe i mbështetur politikisht është kthyer në diskriminues, fyes e arrogant. Sulmet dhe fyerjet që kanë bërë ndaj meje nuk janë domethënëse për mua, por për të kuptuar natyrën e vërtetë të aksionit të tyre publik.

Tash e nderuar zonjë, e mbyll këtu këtë përgjigje publike e bindur se Shqipëria ka probleme shumë më serioze e të rëndësishme se kjo. Intimiteti i personit është dimension personal dhe për t’u respektuar. Sjellja e tyre publike, agresioni dhe veçanërisht mjegullnaja e përvetsimit të shumave të pakrahasueshme me çdo problematikë tjetër meriton një qasje shumë më aktive, duke filluar nga Ju dhe Unë.

 

Next Post

Çfarë duhet të përmbajë programi i kandidatëve për kryetar në Dibër?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In