• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati i fortë/ Nesturi: Berisha non-grata është nën hetim. Noka: Zbrit nga autobusi miku im

by A R
27/12/2023 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Plator Nesturi është përplasur me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Nokën në studion e emisionit “3D” në RTSH, ku u diskutua mbi situatën në të cilën ndodhet ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie”.

Nesturi u shpreh se Berisha jo vetëm është nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv Partizani, por po ashtu mbi të rëndon edhe shpallja non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Nga ana tjetër, Noka e konsideroi çështjen ndaj Berishës si “drejtësi politike”.

Debati:

Nesturi: Ju doni të sillni tubacion për drejtësi të re dhe doni ti vendosni një saraçineskë, por nuk e bën dot

Noka: E kam thënë, te dosja Partizani për të cilën është në hetim Berisha, po të shohësh lejen e ndërtimit e ka dhënë Edi Rama. SPAK ka bërë kujdes të tmerrshëm që mos të përmendte gjëkundi emri i Edi Ramës

Nesturi: I kemi thënë këto gjëra, mos të bëjmë përsëritje hajde të themi gjëra konkrete

Noka: Jo jo, më konkrete se kjo nuk ka. SPAK bën kujdes të veçantë që të zhduke dokumentin që thotë se Edi Rama e kaloi nga kompleks sportiv në truall ndërtimi. Edhe te inceneratorët, 5 kërkesa drejtuar qeverisë nga Veliaj, të gjitha të zhdukura. SPAK bën kujdes t’i zhdukë.

Nesturi: Do bëjmë ndonjë debat apo jo? I ke thënë të gjitha

Noka: Janë të zhdukura të gjitha

Nesturi: Nuk zhduket asgjë

Noka: Skenari i drejtësisë politike është që shefat politikë nuk do akuzohen do ta hanë ca ushtarë dhe ky institucion është krijuar për të goditur opozitën

Nesturi: Jo

Noka: Ke sot Sali Berishën nën atak të kësaj celule politike, Ilir Metën me Monika Kryemadhin, Fatmir Mediun dhe të gjitha këto vetëm opozita. Kur vjen radha te pushteti na del që inceneratorin e ka bërë një pastruese, një roje dhe maksimumi në drejtor. Ai që bën 5 kërkesa me firmë e me vulë për inceneratorin ai zhduket

Nesturi: Do bëjmë debat apo nuk do bëjmë, e ke thënë 20 herë. Berisha është nën hetim dhe ka dhe një non grata. Kjo non grata nuk merret për çështjet e pallatit te Partiznai, ka dhe gjëra të tjera që ti i di shumë mirë.

Noka: Pse ky ngut për të izoluar Berishën dhe goditur opozitën? Sepse shumë shpejt dosja McGonigal do të ketë problemet e veta, do të hapë petët e lakrorit.

Nesturi: Berisha mund t’i hapte petët e lakrorit atëherë kur e kishte në kontroll drejtësinë jo tani. Tani nëse ka marrë rrugë ajo dhe i kundërvihet, bën gabim. Ti e di shuëm mirë që shumë prokurorë e gjykatës i ka hequr Vettingu sepse i ka urdhëruar Berisha apo ndonjë tjetër për ato që kanë bërë dhe shumë prej tyre kanë dhënë dhe dorëheqjen.

Noka: Zbrit nga autobusi se je në autobus. Berisha në jetën e vet kurrë nuk e ka ngritur telefonin për asnjë rast në drejtësi. Ai që kërcënon drejtësinë është Rama.

/a.r

Next Post
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Festat e fundvitit, qeveria jep 10 mijë lekë për disa kategori sociale që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In