• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DEBATI/ Haxhinasto përplaset me deputetin e PS: Mos më trego burgun mua!

by Java News
07/02/2018 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në Kuvend shënoi një përplasje mes deputetit të PS-së, Alket Hyseni, dhe ish-ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto. “Panorama” ka zbardhur debatin mes tyre.

Enkelejd Alibeaj: Ne duhet thjesht që për dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ku kjo gjykatë ka arritur me shumicën e saj vendimmarrjen 4 pro dhe 3 kundër, që t’i shfuqizojë filtrat paraprakë sepse do na sillte këto fryte të hidhura të Reformës në Drejtësi, ne ta kthejmë në ligj. Është detyrë morale dhe politike kjo. Doni ju apo nuk doni. Kjo është çështje dhe kjo është iniciativë e Këshillit të Legjislacionit sepse çorbën e gatoi ky Kuvend në mënyrë të njëanshme, por sot kemi mundësi të bëjmë një punë të mbarë për të shpëtuar Reformën në Drejtësi, kjo është e gjitha.

Alket Hyseni: Zoti kryetar, unë e kuptoj që ju keni kaluar në fazën e sindromit që kur gjendeni para mikrofonit, takoni butonin e kasetës që ju kanë detyruar ta thoni kudo..Por, është e disata herë që ne ju bëjmë thirrje që të ngriheni në lartësinë e detyrës si kryetar me rotacion i Këshillit të Legjislacionit dhe të mos e bëni këtë këshill, mos e ktheni në një miting elektoral të PD-së.

Enkelejd Alibeaj: Jo këtë mos e thuaj.. Flasim për moral.

Alket Hyseni: Ndryshe nga homologët tuaj opozitarë që patën dyshime dhe e bënë zëvendësimin te nënkomisioni ad hoc. Ju besoj e keni besimin dhe ai zotëria e futi kasetën kur ishte komisioni dje…

Enkelejd Alibeaj: Tani do flasësh për procedurë apo çfarë? Apo do kthehesh edhe një herë në një persekutor..

Edmond Haxhinasto: Çfarë flet mo ça është ky diversion?

Enkelejd Alibeaj: Mondi..Mondi..

Alket Hyseni: Mos u mërzit Mondi se frika e drejtësisë është e madhe e unë e kuptoj pozitën tënde, por më lejo të flas..

Edmond Haxhinasto: Pozitën e kujt mo?!

Alket Hyseni: Frika që keni nga drejtësia që po vjen është shumë e madhe…

Edmond Haxhinasto: Je në vete ti apo s’je në vete?!

Alket Hyseni: E kuptoj pozitën tënde dhe të gjithë kolegëve, por më lër të mbaroj për procedurë..

Enkelejd Alibeaj: Zoti Hyseni mos debatoni me kolegët, secili ka kohën e vet..

Alket Hyseni: Detyra që ka ky Këshill është që ato vendime të Gjykatës Kushtetuese ishin 8 dhe, 3 nga të cilat i ka mbaruar qeveria dhe 5 kanë nevojë për shqyrtim nga ky Këshill. T’i japim detyrë ekspertëve që herën tjetër t’i kemi gati materialet. Ato ligjet që janë miratuar nuk janë miratuar njëanshmërisht, por dhe me aleatin tuaj të momentit dhe janë miratuar me shumicën kushtetuese të Kuvendit. Që mos ta harroni këtë sepse vini në pozitë edhe aleatin. E dyta, ne do ndërhyjmë vetëm aty ku Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar.

Edmond Haxhinasto: Unë do flas për procedurë sepse insinuata që krijon kolegu këtu tregon një mungesë të jashtëzakonshme etike si deputet. Kërkon të bëjë provokime të nivelit shumë të ulët, që nuk i përkasin kësaj salle, por rrugës. Gjithashtu, tregon shumë qartazi se qëllimet e mbrapshta për Reformën në Drejtësi shfaqen herë pas herë edhe në tryezën e këtij Kuvendi. Se kë cakton LSI-ja si përfaqësues në nënkomisione, është punë e saj edhe për çfarë motivesh dhe nuk ka të drejtë kolegu t’i përcaktojë apo t’i komentojë. Për sa i përket frikës për sistemin e drejtësisë, frikë keni ju. Që dëshironi ta kontrolloni politikisht. Ata që duan sistemin e drejtësisë të pavarur dhe të bazuar në ligj, ata nuk kanë frikë nga drejtësia. Dakord. Kështu që nuk ka nevojë se nuk ke as aftësinë ta bësh siç duhet çështjen e komisarit politik. Dakord. Nuk fola me ju që ta kthej reciprocitetin sepse është i përbashkët. Nuk je bërë ti të flasësh dhe të motivosh veprimet e LSI-së.

Alket Hyseni: As që më shkon nëpër mendje..

Edmond Haxhinasto: Atëherë, përmbahu dhe trego etikë në këtë sallë sepse je në nivelin më të lartë të Legjislacionit dhe të etikës që është Këshilli Legjislativ dhe mos degjenero në llafet e rrugës atje..

Alket Hyseni: Trego më shumë qetësi dhe dashuri..

Next Post
Trumpit i del “tulla”, era i merr xhufkën e famshme

Trumpit i del "tulla", era i merr xhufkën e famshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In