• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati brenda PD/ Gëshenja: Kemi nevojë për frymë të re. Vangjeli: Misioni i Bashës jo të sjellë fitoren, por pjesë e timonit të Ramës

by Java News
31/05/2023 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthimi faktik i Lulzim Bashës dhe situatës së mjegullt në Partinë Demokratike, duket se do të ofrojë të njëjtin refren. Kjo ishte e thënë shkurt nga analisti Lorenc Vangjeli në Kontrast. Në një bashkëbisedim me gazetarin e Report Tv, Denis Minga dhe me deputetin e PD-së, Lefter Gështenja, sipas Vangjelit, situata e politikës në Shqipëri do vijojë të jetë problematike, pasi i përngjan një shoë si Big Brotheri, por nëse ky i fundit e ka një fund, politika shqiptare ‘fle’ në të njëjtin shtrat duke manipuluar masën se fati i tyre është i njëjtë me ta.

“Është një histori Big Brother 30 vjeçar por ndryshe nga spektakli, që zgjat një sezon, disa muaj, por që bëhet fjalë për 30 a 40 personazhe që hyjnë e dalin… Këtu bëhet fjalë për 4-5 individë të Big Brotherit tonë politik që luajnë me fatet e njëri-tjetrit dhe shqetësohen me problemet vetjake. Dhe për shkak të krizës që shoqëria në vetvete ka, fati i tyre merret si fati i masës. Dhe deri sa shoqëria të kuptojë që fati tyre është i ndryshëm nga fati i individit, situata do jetë e njëjtë.”- thotë Vangjeli.

Ndërkohë, sipas deputetit Gështenja, PD i duhet një riformatim i madh. Problematika e partisë më të madhe opozitare sipas tij, nuk përkon me realitetin e gjetjes së një kryetari, por të krijimit të një fryme të re që ndjell besim tek qytetarët. Një besim ky, që edhe me zgjedhjet e 14 majit, me lëngimin e madh të Partisë Demokratike, zor se evidentohet. Megjithatë, Gështenja nuk e sheh në muzg partinë e tij. Ai përmendi edhe diskutimet e mbledhjes së grupit, në të cilat sipas tij Basha as nuk u përmend.

 “Basha ka dhënë dorëheqjen, sot PD është në një situatë jonormale. Pra kërkohet një zgjidhje një proces real. Në mbledhjen  e fundit të grupit parlamentar ku diskutuam për pr ligjet, ishte mbledhja e parë që drejtuesi ishte Bardhi, personalisht kam ngritur shqetësimin situatatën e partisë. Kërkova që të mblidhen forumet. Partia sot është e ndarë dhe për këtë kërkova që ne të gjithë të kemi një vendim të pjekur. Basha nuk u diskutua në mbledhje grupi.

Javën tjetër, do të jenë dy mbledhje. Unë besoj se do të diskutohet gjatë për mënyrën sesi do të zhvillohet procesi për zhvillimet e PD. Sot më shumë se kurrë, do duhet model i ri, frymë e re. Duhet lidership i ri.  Në parim, duhet të ndryshojë koncepti, sot koncepti është pronë e dikujt, por unë s’mendoj kështu.”- tha Gëshenja.

Sa i takon rikthimit të Bashës në skenën politike që në fakt se la kurrë, Vangjeli thotë se rikthimi i tij dëshmon të njëjtin skenar. Analisti shpjegon se përgjigja për rikthimin e tij dhe ecurisë së PD-së, është evidente. Basha kërkon të kthehet në bori, pra kërkon të jetë faktor dhe jo element kyç për mposhtjen e kryeministrit Rama. Përkundrazi, sipas analistit, Basha kërkon të jetë pjesë e timonit të Ramës, por jo me ndonjë rol kyç, por një zhurmë e cila është kthyer në modë në politikën opozitare.

“Rikthimi pa ikje nuk ka ujë që e kapërcen poshtë. Ju e kujtoni që u zgjodh kryetar bashkie në 2011 falë votës së gabuar në kutinë e gabuar. Vota për Bashën ose Berishën është votë në kutinë  e gabuar. Ajo çka pritet të ndodhë ka të bëjë me një moment. Nëse e kthejmë kokën pas për të kuptuar se çdo ndodhë nesër e kemi përgjigjen. PD ndeshej me PSD në 2017, pra në këto 6 vite nuk ka ndryshuar asgjë. Basha mendon mendon të sigurojë qoftë edhe një votë të artë për të zëvendësuar LSI-në e djeshme. Misioni i Bashës është jo të sjellë fitoren, por për t’i dhënë një votë të vetme për ta mbajtur në qeverisje dhe për të qenë pjesë e timonit të tij. Ai do jetë zhurma e gjatë dhe e vazhdueshme, do jetë boria. Basha tenton të jetë boria e nesërme e opinionit. Opozita kambanë pa tingull, Basha do të jetë boria e kambanës që nuk punon.”- tha Vangjeli.

/s.f

Next Post
Tensionet në Veri/ Kurti në Bratislavë, Macron flet për një takim Osmani-Vuçiç në Moldavi: Të enjten…!

Tensionet në Veri/ Kurti në Bratislavë, Macron flet për një takim Osmani-Vuçiç në Moldavi: Të enjten...!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Te dy jane karta te djegura si monstra e vicidolit,si klyshi i tje luli bytheci,para populli qe kane votuar pd,mendonin se kishte demokraci ne kyt parti.Pore populli i u binde se ishin fadhso,kta te dy babe e djale ishin kundra demokratve e demokracise.Pranda u rrefuzuan e ne zgjedhjet 14 mait.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In