Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe gruaja e tij, ish-kandidatja për Presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, nuk flasin me njëri-tjetrin pas një debati të zjarrtë lidhur me librin e saj të zgjedhjeve.
Sipas shkrimtarit Edward Klein, përpara se Hillary ta dërgonte dorëshkrimin e saj për botim, ajo ja dha burrit të saj për ta lexuar, dhe ai bëri disa ndryshime me laps.
Sipas mediave, Bill nuk e pelqeu titullin e librit sepse duke e quajtur ‘Çfarë Ndodhi’ do t’i bënte njerëzit të thonë, ‘Ke humbur’”, shkruan javanews
Por sipas mediave, Hillary ka refuzuar të shohë korrektimet e bashkëshortit të saj, ndërkohë që Bill u acarua aq shumë sa ka hedhur dorëshkrimet e saj në koshin e plehrave.
“Ai i tha asaj që libri e bëri të dukej si i hutuar, i zemëruar dhe konfuz, dhe ato ishin cilësi të dobëta te një person që aspiron të jetë lider botëror”.
Ai i ka kerkuar që ta shtynte datën e publikimit dhe ta rishkruante librin, por ajo i kishte bërtitur duke thënë: ‘Libri ishte përfunduar dhe ashtu do ta publikoj’”,shkruan javanews.
Që atëherë, çifti presidencial nuk flasin me njëri-tjetrin, por vetëm përmes miqve dhe avokatëve.
a.ç










