Kryetari i Komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj ka komentuar letrën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, mbi shqetësimin e tij për ngërçin institucional të krijuar pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, duke theksuar se priste që prokuroria të kishte më shumë aftësi se cili do të ishte pozicioni i saj në këto momente. Në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, Xhafaj tha se në asnjë rast nuk është përjashtuar prokuroria si institucion dhe prokurorët në procesin e reformës dhe në mënyrë të veçantë në ligjet që lidhen drejtpërdrejt me to.
“Kur kam parë në media që do të kishte një letër të tillë, kam mbetur i surprizuar. Prezumohet se prokuroria do të kishte më shumë aftësi se cili do të ishte pozicioni i saj në këto momente”- u shpreh Xhafaj.
I pyetur nga gazetarja Eni Vasili nëse kjo mund të quhet përplasja e parë mes prokurorisë dhe Komisionit të reformës, Xhafaj u përgjigj: “Unë nuk jam Kushtetuta as kuvendi, unë jam thjesht drejtuesi i një komisioni. Ata kanë mbajtur një qëndrim i cili për mua nga pikëpamja substanciale nuk është korrekt. Gjatë këtyre dy vjetëve ka pasur shpesh reagime jopozitive nga grupe të caktuara të prokuroreve ndaj reformës. Reforma prek interesa konkrete dhe do të ketë dhe reagime. Por në terësi me prokurorinë ne kemi marrëdhënie korrekte. Në radhët e prokurorëve ka njerëz të korruptuar deri edhe të lidhur me njerëzit e krimit, por kjo nuk më takon mua. Ne na takon që të bëjmë reformën. Janë institucionet e reja që do të bëjnë vlerësimin e prokurorëve”.
Ai tha se e ashtuquajtura ‘përplasje’ me Llallën nuk është e tillë por një shkëmbim pozicionesh. Duke komentuar letrën dërguar sot Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafaj tha se është përgjigjur me argumente kushtetuese, duke përmendur edhe njëherë parimin e vazhdimësisë. Ai theksoi se në kushtetutë sanksionohet qarë që ligjet e vjetra janë në fuqi deri sa nuk janë shfuqizuar.
“Nuk është detyra ime të bëj leksion por iu kam dhënë përgjigje çështjeve që ngrinte Prokuroria e Përgjithshme. Në përgjigje duhet të jap edhe argumentet që janë kushtetuese, siç është parimi i vazhdimësisë. Nuk ka precedent që do të krijonte një shfuqizim të ligjeve ekzistuese me miratimin e reformës kushtetuese. Në kushtetutë sanksionohet që ligjet e vjetra do të jenë në fuqi deri sa nuk janë shfuqizuar. Ka edhe disa dispozita tranzitore. Por ajo që më ka habitur është se në letrën e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se nuk ka dispozita tranzitore, që nuk është e vërtetë”, tha ai.
Nga ana tjetër, prokurori Gentian Trenova, u shpreh se në dispozitat tranzitore nuk është parashikuar në mënyrë formale se çfarë do të ndodhë me çdo institucion. Sipas tij me hyrjen ne fuqi te kushtetutes se re, hetimi ipersonave me imunitet behet problematik, pasi sipas kushtetutes se re, eshte SPAK isntitucioni pergjegjes per hetimin e tyre.
Ish kryeprokurori Theodhori Sollaku nga ana tjeter tha se nuk do te kete asnje problem per ceshtjet ne hetim, ndryshe nga pretendimi i prokurorise se pergjithshme.
Xhafaj ka folur edhe për zbatimin e reformës kushtetuese dhe miratimin e 6 ligjeve për të cilët është përcaktuar seanca e 22 shtatorit për shqyrtim. Xhafaj tha se ligjet duhet të ishin miratuar por për arsye të ndryshme kjo gjë është shtyrë dhe tashmë ka një afat që është 22 shtatori.
Ai deklaroi se maxhoranca ka një qasje për përfshirjen e opozitës në reformën e drejtësisë por se gjithçka ka një kufi.
“ Ligjet duhet të kishin kaluar dhe po flasim për 7 ligjet kyçe për ngritjen e institucioneve të reja kushtetuese. Për arsye nga më të ndryshmet, kjo kohë është shtyrë vazhdimisht dhe sot kemi një deadline që në një nga seancat e parlamentit më 22 shtator është përcaktuar dhe shqyrtimi i këtyre 6 ligjeve. Kjo është një lojë me disa aktorë. Është komisioni, ekspertët por edhe partitë politike që janë pjesë e komisionit. Numrat i kemi pasur edhe një muaj më parë, edhe kur u miratua ligji për vettingun, por qasja jonë ka qenë për përfshirjen e opozitës. Opozita të jetë e pranishme të jetë e përfshirë, por gjithçka ka një kufi dhe përtej kufirit nuk mund të luhet e ka kush e ka. Opozita ka pasur gjithë kohën e caktuar sepse ligjet janë bërë publike”, deklaroi Xhafaj./news24/a.k











