• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DEBATET për komisionin për Çamërinë, Ruçi: Nuk kemi kohë, Idrizi: Keni hall se mërzitet Greqia (dhe largohet nga salla)

by Java News
17/02/2017 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet brenda koalicionit qeverisës duket se po marrin të tjera përmasa. Përveç tensioneve mes PS-së dhe LSI-së, një tjetër konflikt duket se është në pritje të shpërthejë, tanimë mes PS-së dhe PDIU-së.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një kopje të procesverbalit me dyer të mbyllura të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të datës 26 janar 2017, gjatë së cilës kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi i shpjegon prerë kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi arysyet pse duhet të heqë dorë nga kërkesa për një hetim parlamentar për çështjen çame.
PROCES-VERBAL-ILIR-METAReferuar procesverbalit, Ruçi por edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme, Arta Dade shprehen se ngritja e një komisioni hetimor për çështjen çame nuk mund të ndodhë në prag të zgjedhjeve, duke nënkuptuar kësisoj “pasoja elektorale”.

Debati në mbledhjen me dyer të mbyllura,  ka degjenuar deri aty sa Ruçi të ketë akuzuar Idrizin se “po tallet me çështjen çame”. “Mua më duket që është të tallemi me këtë çështje. Është e pamundur që një çështje kaq madhore siç është kjo, komisioni ta zgjidhi brenda tre muajve, në prag të zgjedhjeve elektorale, për mua. E dyta, për sa i përket objektit është jashtë juridiksionit në vendin tonë dhe është jashtë funksionit tonë”, – është shprehur Ruçi.
Ndërsa nga ana tjetër kreu i PDIU-së, në replikën e tij ka thënë se “e kuptova që edhe këtu paska njerëz që kanë hall mos iu mërzitet Greqia” dhe është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja.

“E thashë edhe njëherë tjetër, e ndryshuam objektin për ta sjellë sensibilitet të dikujt që ka hall mos i mërzitet Greqia apo dikush tjetër dhe ne i qëndrojmë vullnetit tonë që nëse nuk ka dakordësi t’i kalohet seancës dhe seanca të shprehet me votim për këtë gjë. Për sa i përket, që është zgjedhje apo jo, këto janë çështje që nuk konsumohen. E kam dëgjuar këtë histori që në vitin 2004, kur është bërë rezoluta për shqiptarët e Çamërisë dhe nga burra dhe gra që e dinë atë çështje, i kanë dhënë dakordësinë. E kam dëgjuar edhe në diskutimin para 4 vjetësh, po tjetër retorikë që kjo bëhet për vota, bëhet para zgjedhjeve etj. etj dhe më vjen keq që e dëgjoj dhe tani. Pra, janë në prag zgjedhjet duhet ta shtyjmë, nuk kemi kohë. Kështu e kuptova. Por po ju them se ne nuk tërhiqemi, mbase do ta bëjmë
nismën dyshe edhe për komision hetimor edhe për rezolutë dhe qëndrimin që ka mbajtur Qeveria shqiptare, sepse tashmë kam dyshimet e mia edhe për pozicionin e shumë vetave këtu”, – është shprehur Idrizi dhe ka braktisur në mënyrë demonstrative mbledhjen.
Kundër ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar për çështjen çame janë shprehur edhe kryetari socialist i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, si edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.
Siç raporton “BalkanWeb”, Felaj ndër të tjera mësohet të jetë shprehur se “ne çështjen çame e kemi në program dhe do ishte mirë që të orientoheshim duke i drejtuar vetes pyetjen se nëse është kjo mundësia e vetme për të bërë këtë lloj hetimi? Ky lloj hetimi që në thelb është hetim i gjenocidit, është hetim penal që e bën një gjykatë ndërkombëtare penale dhe do të ishte mirë që të eksplorohej kjo mundësi. Hetimi i gjenocidit është juridiksion i Gjykatës Ndërkombëtare Penale”, – ka argumentuar ministrja.

Next Post
Alarmi i mjekëse: Ja ushqimi që favorizon më shumë kancerin

Alarmi i mjekëse: Ja ushqimi që favorizon më shumë kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

December 30, 2025
Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

Pse korrupsioni, dhuna dhe padrejtësia nuk na tronditin më

December 30, 2025
“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

“Rriten me 135 euro pagat për mjekët” Rama: 15 milionë euro për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale

December 30, 2025
“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

“Morëm sistem raketor Javelin”, Rama për Mbrojtjen: Sot ia kalojmë edhe Serbisë! Do prodhojmë dronë dhe…

December 30, 2025
“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja

December 30, 2025
Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

Rama: Çdo biznes do të ofrojë pagesa elektronike, investime të reja në arsim dhe infrastrukturë

December 30, 2025
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar në Lezhë, Policia jep detajet e para

December 30, 2025
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

December 30, 2025
Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

December 30, 2025
Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

Gurë të çmuar dhe sende të vjedhura me vlerë 1 milion euro, 4 të arrestuar në Milano, mes tyre 2 shqiptarë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com