• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debatet për bojkot në PD, Topalli kundër Bashës për Berishën

by Java News
26/04/2016 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, me një qëndrim të unifikuar, ka vendosur të bojkotojë punimet e Kuvendit deri në përfundim të dënimit 10-ditor të ish-kryeministrit Berisha.

Kryetar i PD-së, Lulzim Basha, në një mbledhje Grupi të thirrur me urgjencë, ka diskutuar qëndrimin që demokratët do të mbajnë në raport me vendimin e Byrosë së Kuvendit për dënimin e ish-kryeministrit Berisha për shkak të deklaratave të tij gjatë seancës së fundit plenare.

Gjatë mbledhjes së Grupit të zhvilluar me dyer të mbyllura, ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka qenë sërish kritike ndaj kreut të PD-së, Basha, duke vënë në dukje se mbledhja për qëndrimin e opozitës duhet të ishte mbajtur më herët.

Ndërkohë, në një qëndrim thuajse identik, deputetët e përfshirë në diskutimet e mbledhjes e kanë konsideruar të pakuptimtë pjesëmarrjen në Kuvend në mungesë të liderit historik të PD-së. Deputeti i Beratit, Astrit Veliaj, ka shkuar edhe më tej kur ka deklaruar në mbledhjen e Grupit se deputetët e Partisë Demokratike nuk mund të jenë në seancë plenare, teksa aty mungon lideri i opozitës në Parlament.

Vetë ish-kryeministri Berisha nuk ka preferuar të ndërhyjë në diskutimet e mbledhjes, por në fund të saj ka bërë të qartë qëndrimin që do të mbajë në lidhje me ligjin e armëve. Berisha ka kërkuar nga deputetët e Grupit të PD-së që të mos përfshijnë në axhendën e tyre politike propozimin e tij personal, duke sqaruar se do të jetë ai vetë që do ta vijojë personalisht këtë iniciativë.

Qëndrimin zyrtar të demokratëve pas mbledhjes së Grupit e bëri publik kreu i opozitës, Lulzim Basha. Për kreun e PD-së, vendimi i maxhorancës për të dënuar Berishën vjen si shenjë hakmarrjeje nga Kryeministri për denoncimin që lideri historik i PD-së bëri për çështjen “Shullazi”.

“Në shenjë proteste ndaj një vendimi të padrejtë, të pambështetur dhe të paargumentuar në ligj dhe në rregullore, Grupi Parlamentar vendosi bojkot të plotë dhe të gjithanshëm të të gjithë aktivitetit parlamentar gjatë kësaj jave. Një vendim që u mor si hakmarrje e Edi Ramës për denoncimin e aferës së Shullazit, megaskandalit të shtetit ‘Rama-Shullazi’, me shpresën se përmes një vendimi të tillë do të sfumojë dhe debatin publik, i cili po rritet nga dita në ditë, po zmadhohet, po forcohet mbi shtetin e Edi Ramës, që rezulton të jetë shteti i Emiljano Shullazit”, tha Basha.

Edhe një herë, kreu i PD-së ka theksuar se e shikon arrestimin e Emiljano Shullazit si hapin e parë për Reformën në Drejtësi. “Është pozicionuar qartë kjo qeveri, ka vendosur të jetë deri në fund avokate e Emiljano Shullazit. PD do të bëjë gjithçka në rrugë institucionale e politike dhe në bashkëpunim me qytetarët shqiptarë dhe me faktorin ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë, dhe e kundërta të ndodhë. Që kjo pikë kthese të shndërrohet në aktin e parë të Reformës në Drejtësi”, theksoi kreu i PD-së.

DEBATI NË GRUPIN E PD

Lulzim Basha: Vendimi për përjashtimin e Berishës duhet të ketë një reagim të fortë nga i gjithë Grupi. Vetëm duhet të vendosim mbi formën e reagimit. Njëra rrugë është përmes Parlamentit, ndërkohë që rruga tjetër do të ishte bojkoti i punimeve të Kuvendit për një afat kohor sa është dënuar edhe Doktori.

Gert Bogdani: Nuk është hera e parë që merren vendime të tilla ndaj opozitës. Do të ishte e udhës që të shkonim në bojkot, për aq kohë sa edhe z. Berisha është në bojkot. Në gjykimin tim, është gjëja më minimale që mund të bëjë Grupi parlamentar në një kohë që është marrë një masë e tillë ndaj liderit historik të PD-së.

Jozefina Topalli: Për mua, nuk ka vend aspak për diskutim dhe vendim në këtë situatë. Është e kotë që diskutojmë, bojkot dhe vetëm bojkot të seancës. Z. Basha, për mendimin tim, sërish je i vonuar në qëndrimin që ke zgjedhur të mbash për këtë çështje. Besoj se duhet të ishte bërë një mbledhje urgjente e Grupit Parlamentar që nga momenti që është vendosur në Byronë e Kuvendit për përjashtimin e Berishës. Ai nuk është një deputet i zakonshëm. Duke goditur Berishën, shumica godet në mënyrë të drejtpërdrejtë, për të disatën herë, opozitën. Nuk mund të marrin ata vendime ekstreme për propozime që bëhen në foltoren e Parlamentit.

Roland Keta: Kryetar, edhe në gjykimin tim, vendimi për mbledhjen e Grupit duhet të kishte qenë urgjent. Nuk e shoh shumë me vlerë diskutimin për të shkuar në seancë apo për të bojkotuar. Nuk ka nevojë për zgjedhje. Duhet të bojkotojmë. Doktor Berisha është lideri historik i kësaj partie.

Albina Deda: Edhe unë mendoj se vendimi më i drejtë do të ishte bojkoti parlamentar. E shoh si një detyrim që Grupi parlamentar ka ndaj figurës dhe personalitetit të z. Berisha. Ka pasur shpeshherë opozita reagime kur, në mënyrë të vazhdueshme, deputetët e opozitës janë përjashtuar. Unë u jam mirënjohëse kolegeve të mia deputete, që u solidarizuan me mua në kohën kur Kryeministri më ofendoi në seancë dhe për këtë çështje organizuam edhe një protestë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për raste të tjera të deputetëve, siç ka qenë rasti i zotit Strazimiri apo edhe raste të tjera. Maxhoranca tashmë e ka kthyer si strategji dënimin e deputetëve të opozitës në mënyrë të vazhdueshme. Vetëm një javë më parë, dënoi Edi Palokën, Roland Ketën, Arben Ristanin, ndërkohë që tani dënojnë edhe doktor Berishën. Nuk ka vend që ne si deputetë të shkojmë në komisionet parlamentare dhe seancën e të enjtes, ndërkohë që maxhoranca mbron kriminelët dhe na fyen ne deputetët e opozitës. Aq më tepër që këtë herë ka zgjedhur të përjashtojë liderin historik të PD-së. Ky është Parlament i krimit, korrupsionit, ku Rama me zhurmuesit e tij fyejnë, dhunojnë e përjashtojnë vazhdimisht opozitën. Të mjerët ata, bijtë e baballarëve, që e kanë trashëguar urrejtjen nga gjenet e tyre.

Astrit Veliaj: Edhe për mendimin tim z. Basha, bojkoti do të ishte rruga më e drejtë përballë rastit të përjashtimit të doktor Berishës. Siç u tha edhe më parë, kjo shumicë qeverisëse po e ndjek si strategji këtë përjashtimin e përjavshëm të deputetëve të opozitës. Por, përjashtimi i doktor Berishës nga seanca është sulm i drejtpërdrejtë për largimin tonë nga Kuvendi. Berisha është lideri historik i kësaj force politike, ashtu siç është edhe në sallën e Parlamentit lideri i opozitës. Në mungesë të tij në seancë, e shoh të kotë të marrim pjesë në punimet e Kuvendit përgjatë gjithë javës, ashtu edhe të enjten në Parlament. Opozita pa lider nuk mund të jetë në Parlament, aq më tepër kur ky vjen si një sulm përmes një dënimi nga shumica.

Genc Pollo: Qëndrimi i opozitës duhet të jetë i studiuar. Vendimi për bojkote të vazhdueshme nuk është zgjidhje, sepse shpesh-herë u shërben atyre që të kalojnë në mënyrë konstante ligjet për të cilat ne kemi nevojë të themi fjalën tonë. Ndoshta edhe për këtë rast që jemi duke folur, mund të ishte një zgjidhje që, të gjithë si opozitë, të mbanim një qëndrim të fortë në seancë plenare.

Flamur Noka: Jo, jo, s’ka vend për diskutim kjo çështje. S’mund të shkojmë në seancë pa Doktorin. Ata po e përdorin si strategji këtë punën e dënimeve me mbyll gojën e deputetëve. Po në këtë rast, diskutimi për bojkot nuk vlen shumë. Ata e dinë kë sulmojnë dhe e dinë kë duan të trembin. Javën e kaluar dënuan tre deputetë, tani shkojnë më larg dhe dënojnë Berishën për një deklaratë.

Lulzim Basha: Nëse qëndrimet janë të unifikuara për të shkuar në bojkot, gjë për të cilën jam edhe unë dakord, ky do të jetë qëndrimi i opozitës. Për këtë do të mbaj edhe një qëndrim pas mbledhjes, për të bërë të qartë këtë linjë që do të ndjekim.

Sali Berisha: Duke mos dashur t’u shtoj asgjë diskutimeve, dua të sqaroj diçka. Qëndrimi që Grupi Parlamentar po mban për të mbështetur vendimin e Byrosë ndaj meje duhet të jetë diçka tjetër, ndërkohë që propozimi që unë kam bërë për ligjin e armëve është diçka tjetër. Unë e kam bindje atë që kam deklaruar përballë situatës në të cilën gjendemi, por dua që Grupi Parlamentar të mos e përfshijë në axhendën e tij këtë çështje. Unë dua të them qartë se e kam bindje se nevoja për vetëmbrojtje është diçka që ne e kemi traditë si shqiptarë. Pra shtëpia ime, është kështjella ime dhe për aq kohë sa është kështu, askush nuk duhet të ketë frikë nga armatimi me ligj i popullatës. Ky ligj, kjo vetëmbrojtje, mund të frikësojë vetëm diktaturat. Unë pa dyshim ju falënderoj për mbështetjen, por jam duke e menduar këtë iniciativë, të cilën nëse do të vendos ta vijoj për ta shtrirë në rrafshin ligjor, patjetër që do të kërkoj mbështetje dhe firma jo vetëm këtu në Grup, por edhe nga deputetët e partive të tjera.

Panorama

Next Post

Livia, prezantohet pajisja që qetëson dhimbjet menstruale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

Blerta Celibashi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e anëtarit më të ri që do i bashkohet familjes mbretërore

February 5, 2026
KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

February 5, 2026
Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

February 5, 2026
Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

February 5, 2026
Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

February 5, 2026
Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

February 5, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

February 5, 2026
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

February 5, 2026
Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

February 5, 2026
Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In