Në komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, pas shpërndarjes së Pakos së Madhe, e cila u miratua nga qeveria, për t’i qëndruar pranë të gjitha kategorive të shoqërisë dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë.
Në komision ka pasur edhe debate ndërmjet deputetëve të opozitës si dhe atyre të mazhoranës. Deputetja Jorida Tabaku, e mbështetur edhe nga deputeti i Partsë Socialiste Erion Braçe kanë kërkuar në komision prezencën e ministres së Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Ministrja duhet të ishte këtu patjetër. Dua të di pse nuk u dha asnjë ndihmë për bujqësinë.’- tha Braçe.
E pranishme në Komision, ishte zv.ministrja e Financave Adela Xhemali, e cila prezantoi Pakon e Madhe.
695 000 pensionistë, nënat kryefamiljare, paraplegjikët, aftësia e kufizuar, invalidët e punës dhe punonjësit e shtetit. Kjo do ta bëjë më të përballueshme situatën. 7.8 mld lekë në fondin rezervë për këtë qëllim. 1.5 mld lekë rritje të të ardhurave. 8 000 lekë për çdo pensionist. 8 000 lekë për ndihmën ekonomike, invalid pune, aftësi e kufizuar.8 000 punonjësit buxhetor 1.1 mld lekë.
Debati
Braçe: Është urgjente të jetë ministrja
Shalsi: Kishte dy urgjenca
Braçe: Për çfarë kjo kështu, ndryshon buxheti nuk vjen ministrja
Denaj: Nevoja për ministren e kuptojmë rëndësinë, është një akt normative rutinë i fundit të vitit dhe plotëson ato nevoja, ku ka më shumë kërkesë. Kjo e sotmja është proces rutinë. Unë mendoj se ka gjithë përfaqësimin e duhur nga Ministria e Financave dhe vijojmë më tej.
Braçe: S’ka njëri këtu të ketë problem me paketën e madhe përkundrejt shtresave në nevojë. E di kush është meraku im, që para 20 ditëve kemi miratuar këtë aktin tjetër. Ky akti tjetër, 4 ditë para sesa të mbyllej viti. Edhe unë dhe kolegë të tjerë kemi ngritur shqetësimin për ekzekutimin e buxhetit dhe realizimit si dhe parashikimit të tij. Akti normative pako e madhe.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në komisionin e Ekonomisë teksa po diskutohet për aktin normativ për Pakon e Madhe tha se duhet të ishte prezentë edhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Tabaku tha se ministrja duhet të dilte dhe të jepte një përgjigje edhe për arrestimin e nëpunësit të lartë të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutajn.
‘Kam nxjerr një listë me pyetje për ministren. Në seancën e fundit për aktin normativ kur diskutuam këtu kishim një listë me pyetje për ministren. Kishim një transferim kapitali tek koorporata e investimeve, kishim një sërë elementësh të cilët në gjykimin tonë e prishin procesin normal të planifikim buxhetor. Ministrja nuk na ktheu përgjigjje! Kam nxjerrë këtu një listë për të gjitha gjërat që nuk na ktheu përgjigjje. Megjithësë ministrja nuk ktheu përgjigjjë, unë nisa shkresa zyrtare për ministren dhe sot e kësaj dite nuk kam përgjigjje për shkresat zyrtare që unë kam nisur. Na erdhi një memo që në gjykimin tim ishtë një turp t’i vij deputetëve të Komisionit të Ekonomisë. Një memo ku dhe një student I ekonomisë di të shkruaj më mirë. Nuk e di sesi mund të shpjegohet transferimi I kapitalit me fjalë sikur të jetë hartim letërsie. Këtë e dini ju!
Unë dua përfaqësimin më të lartë këtu! I thamë ministres a ka nevojë për ndryshimë të tjera? Nuk erdhi për të na sqaruar as në parlament, sepse në parlament pastaj bëhet diskutimi si bëhet. A ka nevojë për ndryshime tjera? “Jo” tha ministrja, “nuk ndryshon më buxheti.” A ka mundësi që brenda këtij buxheti ne të bëjmë shtesa të tjera? Të gjithë kolegët tjerë ranë dakord, të paktën për dy fusha që mund të bëheshin shtesa. Thamë e votojmë dhe ne aktin normativ. Jo, nuk ka më hapësirë, nuk do bëjmë më ndryshime të tjera tha: Me datë 30 u njoftua ky ndryshim. Unë mendoj që është e nevojshme që të jetë këtu së pari ministrja. Së dyti, kisha nevojë për një informacion.
Është hera e parë që ministrja për arrestimin e zyrtarit, nëpunësit më të lartë të autorizues I shtetit shqiptar, pasi sot ai është para drejtësisë. Minimumi ministrja duhet të vintë këtu, në daljen e kësaj publike, në mledhjen e parë të Komisionin e Ekonomisë ku kishte përfaqësues dhe të jepte një sqarim se çfarë ka ndodhur. Tani diskutojmë këtu për planifikim buxhetor sikur çfarë është dhe ju shkelni me dy këmbë buxhetin që miratoni vetë në fundvit. Dhe lërë pastaj të flasim për atë të miratuar në fillim të vitit, që është bërë leckë, ka 10 ndryshime që e kanë humbur komplet konceptin. Z. kryetar ne jemi gjithë ditën këtu, kemi një axhendë të ngarkuar, ta spostojmë në orën 12 dhe fillojmë me pikat e tjera.’- tha Tabaku.
Deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet Pakoja e Madhe e ndihmës për qytetarët, ka ngritur shqetësimin përse nga kjo paketë nuk ka asnjë mbështetje për bujqësinë. Braçe tha se fermerëve nuk u është dhënë mbështetje dhe për këtë thotë se nuk e kupton se cili është argumenti, përse ata nuk meritojnë asgjë.
Spaho: Sa herë ka zgjedhje, hapni një histori me 21 janarin. Edhe unë do deshja të ishte ministrja ta pyesja për 22 mln euro të ministrisë së saj. Rrugës teksa vija pyesja veten do jetë apo jo. Pastaj u binda që s’do jetë, të japi qoftë edhe një shpjegim. Fshihet, trembet! Ajo vjen për çështje pa rëndësi dhe rri me orë të tëra. Jo presë ndonjë përgjigje, por ta shihja në portretin e saj se si do ishte kur të pyetej për 22 mln euro që janë përgjegjësia e saj. Nënpunësi kryesor I saj prapa hekurave. Ta shtymë seancën.
Braçe: Unë se dua ministren as ti shikoj mimikat apo reagimet për çështjen që po heton drejtësia. Për çështje penale skam dëshirë të pyes këndë. Jemi investuar kaq shumë për një drejtësi funksionale. Mbivendosja e çdo çështje penale nga çështje politike është bërë e lodhshme. Dua të dëgjoj drejtësinë… Gjithëkush ka mënyrën e vetë të qasurit ndaj drejtësisë. Edhe për veten time e kam bërë këtë. E kam qepur e skam folur, duke pritur prokurorinë për t’ju kthyer. E kam mbyllur gojën, kam duruar! Akti normative ka hyrë në fuqi, 80% e njerëzve I kanë marrë paratë e këtij akti. Pse ka qëndrime të ndryshime për të njëjtën çështje brenda 4 ditësh dhe pse kjo ndodh me paratë e buxhetit të shtetit. Pse ka qëndrime të ndryshme për propozime deputetësh. Pse një kategori punëtorësh marrin shpërblime, pse këto të bujqësisë s’përfitojnë asgjë, nuk meritojnë asgjë këto? Kur këtu janë dhënë në mënyrën më të qartë të mundshme se si mund të përdoren paratë dhe në mënyrë efektive. S’dua t’ia di fare sesi është impresioni ministrit kur përballet me deputetët, ky quhet interes privat, interesi publik është buxheti.
Shalsi: Do të kemi ministren në një seancë dëgjimore për buxhetin dhe pyetje të tjera.
/a.r