Mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit po zhvillohet me debate mes maxhorancës dhe opozitës. Shqyrtimi i nismës së propozuar nga PD për ndryshimet kushtetuese dhe nisma e PS për zgjatjen e afateve të vettingut është bërë sërish objekt përplasjeje mes palëve.
Anëtarët e mazhorancës i kërkojnë anëtarëve të opozitës që të rishikojnë kalendarin e punimeve, pasi nuk dua që t’i bashkojnë të dyja nismat. Ndërsa, kryetari i grupit të PD, propozoi që të ndryshohen oraret.
Pjesë nga debati:
Enkelejd Alibeaj: Hapur po i fshiheni. Ju nuk doni të diskutoni për iniciativën tonë. kjo është ti fshihesh përgjegjësisë politike. Nuk iu kërkojmë ta pranoni që tani, madje nuk e kemi këtë dëshirë. Në fund pasi të diskutohet secili ka qëndrimin e vet. edhe ne për iniciativën tuaj po bëjmë këtë gjë, ta diskutojmë. Janë të papranueshme sentencat e tipit do ta votoni dhe pikë. Për hir të procedurës dhe seriozitetit me të cilët duhet diskutuar, po themi ta diskutojmë këtu në sytë e publikut, sëbashku, jo njëherë njërën ditën tek dhe tjetërn ditën çift. Qëndrimet politike dhe juridike duhet të formësohen në fund të këtij procesi për secilën nga çështjet. Të flasim në këtë sallë për të dyja iniciativat. Mos na e mohoni këtë! Forca, aftësia, suksesi për të shkuar deri në fund i njërës apo tjetër nuk varet nga forca e kartonëve, por nga forca e argumentave, varet sesa përqafohet nga publiku. Ata do të na gjykojnë. Legjitimiteti dhe efikasiteti i ndryshimit kushtetues varet gjithmonë tek procesi.
Klotilda Bushka: do të kërkoja që ta shtyjmë për mbledhje e radhës miratimin e kalendarit. Nuk më vjen mirë q trajtohen si nisma juaj dhe nisma jonë. Të dyja nismat për rishikim e kushtetues janë nisma të paraqitura në kuadër të kushtetutës. Ndryshimi është në substancë dhe natyrën e kompleksitetit të çështjeve. Nisma e dy ditëve më parë është me karakter teknik. Nisma sot është më komplekse, kërkon seriozitet. Rasti e sjell që propozimi për ndryshimin e një neni për vettingun parashikohet në kushtetutë. Dhe jemi në një rast urgjent. Nisma që po prezantohet sot kërkon shumë më shumë kohë, angazhim dhe punë. Që nismat do të shqyrtohen veç e veç e kemi bërë të qartë. Nuk ka kuptim që të vihet me një kalendar. Për sa kohë qëndrimi ynë ka qenë i qartë në 1 nëntor që duhet të shqyrtohen veç e veç, për sa kosh keni sot një propozim nga ana jonë që kalendari i paraqitur për ndryshimet kushtetuese të rishikohet dhe njëherë, të shihen datat.
Alfred Rushaj: Të ndryshojmë oraret. Në datë 5 nëntor ora 17;00, 12 nëntor orën 17:00… dhe pastaj pjesën tjetër.
Fatmir Xhafaj: E vlerësoj ndërhyrjen e kryetarit demokrat për të gjetur një zgjidhje. A mund të kemi një kohë të dytë që të bëjmë edhe ne propozime. Dëshirojmë një kohë të dytë./m.j