• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Debate të ashpra/ Qeveria gjermane miraton piketat kryesore për projektligjin e ri të shtetësisë

by Java News
02/12/2022 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Planet e koalicionit qeveritar për natyralizim më të lehtë në Gjermani kanë hasur në një refuzim të vendosur nga pjesë të opozitës në Bundestag. Në një orë aktuale të kërkuar nga grupi parlamentar CDU/CSU të enjten, 1 dhjetor 2022, folësit nga Unioni dhe AfD shprehën kritika të ashpra për reformën e planifikuar të ligjit për shtetësinë, ndërsa përfaqësuesit e grupeve parlamentare të koalicionit të SPD, Bündnis 90 /Die Grünen dhe FDP e mbrojtën fuqishëm projektin,

Qeveria gjermane miratoi të mërkurën piketat kryesore për një projektligj të ri të shtetësinë. Projektligji parashikon lejimin e shtetësisë së shumëfishtë, si dhe heqjen e testeve të gjuhës për grupe të caktuara, si migrantët pensionistë që jetojnë prej shumë vitesh në Gjermani, dhe  shkurtimin e kohës minimale të qëndrimit në Gjermani nga tetë në pesë vjet.

Unioni parashikon konflikte besnikërie

Nënkryetarja e grupit parlamentar opozitar kristdemokrat/kristsocial, Andrea Lindholz, e quajti shtetësinë “lidhjen ligjore qendrore” që mes qytetarit dhe shtetit të tij. Fakti që koalicioni qeverisës dëshiron të lejojë shtetësinë e dyfishtë në të ardhmen do të çojë në konflikte besnikërie dhe do të dobësojë kohezionin social në vend, tha ajo.

Ajo tha më tej se plani për pothuajse përgjysmimin e periudhës minimale të qëndrimit në Gjermani si kusht për natyralizimin bie gjithashtu në kundërshtim me parimin se natyralizimi duhet të jetë finalizim i suksesshëm i një procesi integrimi dhe jo fillimi i tij.

E ngrakuara e Qeverisë Federale për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin, Reem Alabali-Radovan (SPD), argumentoi se me këtë ligj qeveria përshtat legjislacionin me realitetin në Gjermani, si vend imigracioni. Ajo tha se projektligji synon të njohë arritjet integruese të imigrantëve.

Kushdo që jeton në Gjermani për shumë vite duhet të ketë të gjitha të drejtat, dhe jo vetëm të gjitha detyrimet, tha politikania socialdemokrate. Demokracia lulëzon me mundësinë e fjalës, votës dhe të drejtën për t’u zgjedhur. Nuk është mirë “kur popullsia dhe elektorati ndahen gjithnjë e më shumë”.

AfD: Ju e shpërdoroni pasaportën gjermane

Gottfried Curio nga partia opozitare e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, tha se projektligji po “shfuqizon plotësisht” kërkesat për marrjen e nënshtetësisë gjermane. Ai kritikoi heqjen e kushtit për t’iu përshtatur jetesës gjermane dhe kujtoi se sipas një sondazhi, dy të tretat e gjermanëve nuk duan thjeshtëzimin e natyralizimit.

Integrimi real fillimisht duhet të bëhet si përpjekje për të fituar shtetësinë dhe jo anasjelltas. Ai kritikoi koalicionin tripartiak të qendrës së majtë se “po ua hedh pasaportën atyre që nuk janë integruar mjaftueshëm”. Sipas tij ky është një “program zhvillimi për shoqëritë paralele”.

Të Gjelbrit: Koha e fundit për reforma

Irene Mihalic, nga partia e pozitës Aleanca 90/Të Gjebrit tha se ishte “koha e fundit” që Gjermania të bënte një ligj modern për shtetësinë, që hap perspektiva më të mira integrimi për njerëzit, që merr parasysh parimet demokratike dhe që është në dobi të ekonomisë gjermane.

Sikurse kolegia e saj socialdemokrate, ajo theksoi se Gjermania është një vend migrantësh dhe është koha që ky fakt të merret parasysh edhe nga ligjet. Shtetësia ka të bëjë kryesisht me mundësinë për të kontribuar në suksesin e komunitetit në baza të barabarta. Është e pranueshme kur, për shembull, njerëzve me dy kombësi u mohohet besnikëria ndaj Republikës Federale.

E Majta: Reforma është e vonuar

Edhe partia opozitare E Majta, u shpreh pro ndryshimit të ligjit të shtetësisë. Deputetja e kësaj partie, Janine Wissler, e quajti reformën “të vonuar”. Gjermania është një vend imigrimi dhe kjo duhet të pasqyrohet edhe në ligjin e shtetësisë, tha ajo dhe kujtoi se mbi dhjetë milionë qytetarë në moshë madhore pa pasaportë gjermane jetojnë dhe punojnë në Republikën Federale dhe se këta nuk kanë të drejtë të votojnë.

“Jeta e tyre përcaktohet nga vendime politike, për të cilat ata nuk kanë të drejtë të vendosin me anë të votës”,  shtoi Wissler. Politikania e majtë i përshëndeti planet e ministres së brendshme Nancy Faeser (SPD) për lehtësimin e natyralizimit.

Liberalët më shumë imigrim të rregullt dhe luftim të imigrimit të parregullt
Konstantin Kuhle (FDP) iu referua pikave kyçe të vendosura nga Kabineti Federal të mërkurën për të lehtësuar imigrimin nga vendet e treta në tregun e punës, të cilat u shërbejnë interesave të ekonomisë gjermane dhe sigurojnë qëndrimin elektoral gjerman.

Ky ligj i imigracionit duhet të përfshihet në një koncept të përgjithshëm të politikës së migracionit që mund të përmblidhet me formulën “më shumë imigrim i rregullt, më pak imigrim i parregullt”. Pjesë e këtij koncepti është edhe reforma e ligjit të shtetësisë, tha ai. Por kërkoi që qeveria të realizojë edhe pikën tjetër të marrëveshjes së koalicionit, “ofensivën e riatdhesimit”.

SPD: Pengesa më të ulëta për gjenerimin e punëtorëve mysafirë

Gülistan Yüksel (SPD) theksoi se me ligjin e ri të shtetësisë, koalicioni përfundimisht po “përshtat kuadrin ligjor me realitetet e jetës”. Kjo e bën më të lehtë rrugën drejt shtetësisë gjermane, veçanërisht për njerëzit “që kanë qenë prej kohësh pjesë e natyrshme e kësaj shoqërie”.

Debati i së enjtes në Bundestag ishte një episod nga vala e debateve që ka ngjallur plani i ri qeverisë gjermane për ndryshimin e shtetësisë. Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte shprehur qysh në fundjavë, në një mesazh me video, mbështetës për planet e ministres Faeser. Në një takim që kancelari dhe ministrja patën të hënën në lagjen Kreuzberg të Berlinit – e quajtur në zhargon edhe “Stambolli i Vogël”, për shkak të numrit të madh të migrantëve, sidomos turq, kancelari tha se “kurrë nuk e kishte kuptuar, se përse kishte një këmbëngulje kaq të fortë për të hequr dorë nga shtetësia e vjetër: “Përkatësia dhe identiteti nuk janë një lojë me shumën zero.” DW

Next Post
Bashkimi Evropian dhe korrupsioni në Kosovë

"Një këshillë kam për Edi Ramën, mos e...", Rexhep Qosja: Ai ka sjellë një frymë të re në politikën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In