• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debate Shamku-Ylli për trashëgiminë, Fideli: Nuk bëhet punë me këtë shtet idiot

by Java News
11/05/2016 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i ri i stadiumit “Qemal Stafa” ka përplasur në Komisionin e Medias dy deputetët e maxhorancës, socialistët Fidel Ylli dhe Ledi Shamku Shkreli.

Shkak për replikat është bërë deklarata e Fidel Yllit, i cili kritikoi qëndrimin e shoqatave të trashëgimisë kulturore që kundërshtuan Qeverinë Berisha për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit, duke spostuar murin e Pallatit të Brigadave. Por kjo thënie ka acaruar deputeten e PS-së, e cila i ka kërkuar Fidel Yllit të flasë vetëm për sportin dhe jo për trashëgiminë, pasi e ka të vështirë.

“Nuk është Bibël apo Kuran trashëgimia kulturore, si muri i Pallatit të Brigadave, që dolën këta tanët dhe bënin grevë që të mos prishej. Po bëri Sali Berisha rrugën dhe bëri gjënë më të mirë, që shpëtoi trafikun atje dhe u spostua muri. Tani mos dalim dhe të punojmë me dy standarde”, tha Ylli. Por deputetja e PS-së u shpreh se Fidel Ylli nuk duhej të fliste për trashëgiminë kulturore, por të linte ekspertët.

“Fidel, kam diçka për të të thënë, nuk është në nderin tënd që mbron shkatërrimin e trashëgimisë, siç është rasti i mureve të Pallatit të Brigadave. Sepse është një turp i paparë ajo që Berisha i prishi ato mure, bashkë me furtinot që janë rresht dhe i bëri rrugë. Shyqyr që pata rastin t’i shikoj në Romë, se në Shqipëri nuk ekzistojnë më. Dhe sinqerisht, që ti mund të flasësh për procesin sportiv dhe për pjesën që i takon sportit se për trashëgiminë është pak e vështirë të flasësh”, iu drejtua deputetja e PS-së.

Por deputeti i PS-së ka vijuar replikën duke thënë se nuk mund të mbahet peng zhvillimi i qytetit për një mur. Fidel Ylli ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se po të kishte paratë për stadiumin, nuk do të hynte në partneritet me “këtë shtet idiot”.

“Nuk mund të mbajmë qytetin peng për një mur që mund ta spostojmë. Unë nuk jam specialist, por më intereson qyteti im. Këtu trashëgimia kulturore janë bërë pishina në kala e çfarë nuk ka ndodhur në këtë vend. Duhet me kullë apo duhet pa kullë nuk i hyj fare, por të dalë një biznesmen dhe të thotë do japë 40 milionë euro, do bëj ca llogari që kanë interes. Interesi është afatgjatë. Unë sikur të kisha 100 milionë euro, nuk do të hyja kurrë në një investim me këtë shtet idiot, me këto qeveri që e shohin biznesin vetëm për ta mjelë dhe vetëm për ta goditur”, tha Ylli.

Debati ka nisur pas kërkesës së deputetit të PDsë, Bedri Hoxha, i cili kërkoi që në Komisionin e Medias përfaqësuesit e KKT-të, Qeverisë dhe FSHF-së të bënin transparencë për projektin e stadiumit.

Pas debateve, deputetët ranë dakord që t’i drejtohen me një letër Kryeministrit Rama, që të vërë në dispozicion projektin dhe dokumentet e projektit të ri të stadiumit kombëtar. Gjatë diskutimit Fidel Ylli ka sqaruar dhe incidentin me analistët, duke thënë se ai i qëndroi si burrë premtimit të tij.

REPLIKAT NË KOMISION

Genc Pollo: Para një jave shpreha shqetësimin për mospërfshirjen e zërave që s’janë dakord në konsultimet që bën kryeministri për këtë çështje, për bllokimin arbitrar të gazetarëve…

Fidel Ylli: Në mbledhjen e KKT-së më ftoi ministrja e Kulturës, në emision ma kërkuan analistët. Në orën 2 pa 5 unë për të treguar burrërinë dhe për të mbajtur fjalën, i kam kapur te shkallët gazetarët Bushati dhe Rakipi dhe më ka thënë Lubonja që na ke dhënë fjalën që do hyjmë brenda dhe unë i thashë, patjetër. Në moment që ngjitemi në katin e dytë, 20 veta të shoqërisë civile, që ata kanë të drejtën e tyre të protestojnë gjithmonë, këta më lanë mua dhe shkuan te kamerat. Dhe thanë që po nuk hynë këta të shoqërisë civile, ne s’kemi ç’bëjmë brenda. I thashë: O Fatos, hajde se filloi mbledhja. Në rast se nuk do të linin të futej Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, përgjegjësia morale do të ishte e imja, dhe do të shikoni ju ça do thosha unë për qeverinë dhe për Edi Ramën. Po këta s’ma dhanë këtë shans, kishin një strategji të tyren, donin të prishnin mbledhjen a të bënin pyetjen. Por fakti është kështu, jo siç tha Sali Berisha, që i more dhe i le. I mora dhe të gjithë debatin me ta e kam bërë para kamerave.

Genc Pollo: Në VKM-në e 2011-s përcaktohet që çfarëdolloj ndërtimi apo zgjerimi që do t’i bëhej stadiumit, do të ishte vetëm për çështje sportive dhe s’do të kishte ambiente komerciale…

Fidel Ylli: Nuk është kështu siç thoni ju, me kate komerciale e kishte bërë projektin Saliu, por s’ia mori njeri përsipër… Se bëjnë llogari do hedh 40 milionë euro dhe nuk i nxjerr dot për 40 vjet. Nuk është Bibël apo Kuran trashëgimia kulturore, si muri i Pallatit të Brigadave, siç dolën këta tanët dhe bënin grevë që të mos prishej. Po bëri Sali Berisha rrugën dhe bëri gjënë më të mirë, që shpëtoi trafikun atje dhe u spostua muri. Tani mos dalim dhe të punojmë me dy standarde. Unë jam për trashëgiminë kulturore, por të flasin ekspertët dhe specialistët.

Ledi Shamku: Fidel, kam diçka për të të thënë, nuk është në nderin tënd që mbron shkatërrimin e trashëgimisë, siç është rasti i mureve të Pallatit të Brigadave. Sepse është një turp i paparë ajo që Berisha i prishi ato mure, bashkë me furtinot që janë rresht dhe i bëri rrugë. Shyqyr që pata rastin t’i shikoj në Romë, se në Shqipëri nuk ekzistojnë më. Dhe sinqerisht, që ti mund të flasësh për procesin sportiv dhe për pjesën që i takon sportit se për trashëgiminë është pak e vështirë të flasësh. Desha të ta them në mënyrë miqësore si kolege, ma vrau veshin në televizion dhe mendova që është një emocion i televizionit, ma vrau veshi sërish tani edhe një herë prishja e mureve të Pallatit të Brigadave bashkë me furtinot, është një turp që nuk mund të mbrohet. Zëvendësimi me rrugën dhe muret e bathores.

Fidel Ylli: Unë thashë që jam për trashëgiminë, jam për të ruajtur vlerat. Thashë që te trashëgimia kulturore janë disa njerëz ata që kanë thënë që këto objekte duhet të futën në listën e mbrojtur.

Ledi Shamku: Dakord, e lëmë në gjykimin e atyre njerëzve.

Fidel Ylli: Nuk mund të mbajmë qytetin peng për një mur që mund ta spostojmë. Unë nuk jam specialist, po më intereson qyteti im. Këtu trashëgimia kulturore janë bërë pishina në kala e çfarë nuk ka ndodhur në këtë vend. Duhet me kullë apo duhet pa kullë nuk i hyj fare, por të dalë një biznesmen dhe të thotë do japë 40 milionë euro, do bëj ca llogari që kanë interes. Interesi është afatgjatë. Unë sikur të kisha 100 milionë euro, nuk do të hyja kurrë në një investim me këtë shtet idiot, me këto qeveri që e shohin biznesin vetëm për ta mjelë dhe vetëm për ta goditur.

Panorama/d.i.

Next Post

El Chapo ekstradohet në SHBA në mes të vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In