• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Debate për shkurtimet në Shëndetësi, Vokshi- Beqajt: Le 600 familje në rrugë

by A R
27/11/2015 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debate të forta në komisionin parlamentar të shëndetësisë, ku ministri Ilir Beqaj është thirrur për të raportuar. Fokusi i diskutimeve ka qenë shkurtimi i personelit në sistemin e shëndetësisë. Kryetarja e komisionit, deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar Ministrin Beqaj se ka hedhur në rrugë 600 familje në mbarë vendin me shkurtimet e bëra.

“Na dërgo informacione të sakta. Nuk është respektuar kodi i punës. Kjo është fushatë spastrimesh me personeli. Punonjësit do zëvendësohen me militantë. Mos mashtroni zoti ministër, pasi janë 600 familje që po u hiqni bukën e gojës. Gjeta kodin e punës. Ata kanë mbi 20 vite pune dhe rrezikojnë të marrin dhe pensionin. Jam e sigurt që këto lekë do venë për tendera si ai që i dhatë mikut tuaj për Sterilizimin.”- tha Vokshi.

“Nuk mund të pranoj që njerëz të ndryshëm të shkojnë në spital dhe të kthehen në shtëpi duke marrë rrogën kot, duke mos punuar”,­ tha Beqaj.

Deputetja Vokshi e akuzoi ministrin se po shkel ligjin për tenderat, duke thënë se Beqaj po ndërton një shtëpi në qytetin e  Peruxhias, në Itali.

“A kanë lidhje këto fonde që po shkurtohen me një shtëpi që po ndërtohet në Perugia.”- tha Vokshi.

“Keni ca kohë që keni probleme me shtëpinë time, por problemet e shtëpisë time nuk i zgjidh dot. Merresh me kuzhinën time, me banesën time. Zgjidh problemet e tua, se ke probleme shtëpie”, iu përgjigji Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se bëhet fjalë për shkurtimin e 338 vendeve të punës në shërbimin spitalor në rang vendi. Beqaj shtoi se për vitin tjetër buxheti për sektorin e shëndetësisë do të jetë dhe më i larti në 15 vite. Beqaj tha se nuk janë hequr mjekë nga puna, por personel dytësor apo tretësor( infermierë, sanitarë). Për vitin e ardhshëm, Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se që në janar do të shtohen në rang vendi rreth 230 infermierë të rinj. Në lidhje me QSUT, Beqaj tha se janë shtuar deri më tani rreth 120 infermierë.

Por deputeti i LSI-së Petrit Vasili tha se shëndetësia është sektori më i gabuar për të bërë shkurtime.

“I vetmi kompromis që nuk e kam bërë dot kur isha ministër, ishte të hiqja personel. Në të gjitha rastet e historive ku administrata ka pasur nevojë,, shëndetësia nuk është shkurtuar pasi, ka qënë gjithmonë me një personel që i përdorur mirë ka qënë nën nivelin e kërkuar. Shkurtimet që kanë ndodhur kanë qënë traumatike sa herë që kanë ndodhur”, tha Vasili.

 

 

Next Post

Letra e ish-mësueses së Gregut për Ramën, reagon drejtoresha: Nuk jam emëruar politikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

March 9, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! Rama: SPAK u bazua për akuzën ndaj Ballukut tek korrierët që i pret në kuzhinë…

March 9, 2026

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

March 9, 2026
Manja zbulon  para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

Manja zbulon para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

March 9, 2026
Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

March 9, 2026
Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

March 9, 2026
Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

March 9, 2026
LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

March 9, 2026

LIVE! PS zbulon raportin për Ballukun, mblidhet Grupi Parlamentar

March 9, 2026
Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In